Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq në qarkun e Elbasanit.
I shoqëruar me përfaqësues të Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit Balla inspektoi punën që po bëhet për hapjen e kanaleve në zonat më të rrezikuara nga lumi Shkumbin.
Sipas Ballës, problem në qarkun Elbasan mbetet lagja nr.3 Shelg, Cerrik, ku veç depove të ujit rrezikohen 20 familje.
“I bëra thirrje për bashkëpunimin të gjitha strukturave shtetërore dhe vendore për të mos pasur asnjë pasojë të rëndë, gjithashtu kërkoova nga banorët të pranojnë të evakuohen në rast se situata përkeqësohet.
Shkumbini ka dalë nga shtrati duke rrezikuar edhe banesat. Falenderoj komisariatin e Cerrikut për masat e marra deri tani për përkujdesjen që të gjitha familjet që rreikohen të evakuohen sa më shpejt.
Edhe Bashkia e Cerrikut t’i bashkangjitet veprimit të të gjithë strukturave të shtetit me qëllim që të mos kemi dëme.
Shpresojmë që situata të mos përkeqësohet në këtë zonë ku jemi sepse në rast të kundërt dëmet do të jenë edhe më të mëdha se këto”, deklaroi Balla Banorët e zonës u shprehën se prej më shumë se 40 vitesh një situatë e tillë nuk ishte parë më parë.
Ata janë shprehur të gatshëm të largohen nga shtëpitë në rast se situata përkeqësohet.