Qendrat shëndetësore të Valiasit dhe Kamzës janë në gatishmëri për banorët e zonave të përmbytura, duke mundësuar shërbim shëndetësor dhe barna për çdo nevojë shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi Qendrat Shëndetësore pranë zonave të përmbytura në periferi të Tiranës, ku garantoi shërbim të pandërprerë për çdo nevojë shëndetësore të këtyre banoreve.
Tonini është një prej banorëve, të cilit uji që i ka përmbytur banesën, i ka marrë me vete edhe insulinat për të cilat ai ka nevojë të përditshme.
Menjëherë i është siguruar paketa e nevojshme e insulinave nga mjekët e familjes në qendrën shëndetësore të Valiasit. (TemA)