Lumi Erzen ka përmbytur 20 banesa në Shijak.
Raportohet se rrjedha e tij ka dalë nga shtrati dhe kërcënohen qindra banesa të tjera përgjatë bregut të lumit por dhe në fshatrat për rreth.
Deri më tani mësohet se banesat e përmbytura kanë rreth një metër ujë brenda tyre.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe 30 familje janë përmbytur në fshatin Bregu i Shkozës të bashkisë së Vorës.
Kryeplaku Isuf Alla bëri thirrje për ndihmë në veshmbathje e ushqim për banorët e prekur nga përmbytjet.
“Katet e para të këtyre banesave janë të pabanueshme. Kemi nevojë për veshmbathje dhe ushqime. Në orën 21:00 doli lumi nga shtrati. Banorët janë evakuuar te familjarët e tyre”, tha Isuf Alla.(TemA)