Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.
Për këtë arsye, Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë që pritet të rëndohet.
Megjithatë, njofton Komiteti, në situata të tilla bashkëpunimi i qytetarëve është kusht i domosdoshëm.
Në apelin drejtuar të gjithë qytetarëve bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.