Niveli i lumit “Kir” është rritur ndjeshëm dhe është duke vërshuar në mënyrë mjaft të shpejtë.
Para pak minutash portali Shkodraweb ka publikuar një fotografi ku tregon nivelin e ujit.
Duket se pikërisht në harqet e Urës së Mesit situata është duke u rënduar.
Mësohet se banori i zones që ka derguar pamjet ka treguar se një gjendje e tillë nuk eshte pare asnjehere ne keto anë.
Ajo qe theksohet eshte se niveli i ujit ka tendence per tu rritur me kalimin e oreve dhe shtimin e prurjeve nga malet. (TemA)