Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.
Forcat blu kanë sekustruar në cilësinë e provave materiale armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
H. B, 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja”, “Armëbajtje pa leje”dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.
E. B. 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më pare.
Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.
Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;
1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;
1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;
1 pushkë sportive;
1 dorezë arme gjahu shutgan;
169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;
1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;
6 palë targa;
sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.
1 palë dylbi;
3 telefona Smartphone;
11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;
1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”parashikuar në nenet 134, 25 , 278/2, 280 dhe 247 të Kodit Penal.(TemA)