Shkrumbohet banesa në Korçë, gjendet një kufomë e djegur plotësisht

28 Nëntor 2017, 13:13Kronika TEMA

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës dhe është shkrumbuar e tëra.

Policia njofton se edhe pse e pabanuar, sot gjatë kontrolli në shtëpinë e djegur, është gjetur një kufomë gjithashtu e djegur plotësisht.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e kufomës.

“Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar,” njofton policia.

Grupi hetimor po  punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje