FOTOT/ Eskorta e Ramës në Korçë, policia jep detajet e aksidentit: Ja si ndodhi përplasja

27 Nëntor 2017, 15:04Kronika TEMA
FOTOT/ Eskorta e Ramës në Korçë, policia jep detajet e

Mesditën e sottme dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe një taksi janë përfshirë në një aksident  në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave të para nga Policia, aksidenti mësohet se ka ndodhur në hyrje të qytetit juglindor.

Njoftimi i  policisë:

Më datë 27.11.2017, pak minuta me pare, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit,   një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar tre punonjës të Gardës  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mesohet se mjeti tip Woslwagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip ‘Range Rover’ qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.

I demtuar më lehtë është dhe nje mjeti tip Mitsubishi  qe ishte pjese e eskortes.

Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje