Ines Hajrulla mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi më eksploziv. 25-vjeçari ndodhej në automjetin e tij tip “Jeep”, me targa AA 298 SL, dhe po udhëtonte nga Prefektura në drejtim të zonës së quajtur “Bishti i Kalldrëmit”. Burime nga spitali thanë se Imer (Ines) Hajrulla 25 vjeç ka humbur të dyja këmbët në këtë atentat të frikshëm të qytetin e tij. I riu ka ndryshuar identitet nga Imer Hajrulla, e ka kthyer emrin në Ines.
Ines Hajrulla është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është shoqëruar disa herë në komisariat në harkun kohor të 4 viteve.
Në vitin 2013 ai u arrestua për grabitje të një llotoje pas një operacioni të mirëorganizuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim.
Në vitin 2016, policia e ka arrestuar në flagrancë për “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Ines Hajrullah . Gjatë kontrolleve të ushtruara, Policia i sekuestroi një armë zjarri “Pistoletë-Çeke”, e hedhur në tokë në një rrugicë pranë shkollës Industriale.
Robert Hajrulla babai I viktimes se sotme ne Vlore është pronari i një lokali në Vlorë që mban emrin “Inin”. Para tre vitesh, më 25 tetor 2014, biznesmeni Robert Hajrulla u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike
Ne kete vend te cmendur te tera i pret!? Me gjakeftohtesine me te madhe ” viktimes” policia i renditen nje varg precedentesh penale, qe me gjase ne nje vend normal po te ishte denuar s’do te kishte kohe te shetiste i lire dhe si pasoje nuk do ti jepej rasti te mbetej “viktime” e atentatit te sotem.
Po per ta qartesuar majtas apo djathtas ne foto, pertoni.