Një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.
Automjeti ka qenë duke lëvizur në lagjen “29 Nëntori”.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur, ndërsa raportohet se automjeti tip ‘Jeep’ drejtohej nga Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni.
Gazetarja e Ora News informon se makina ka shpërthyer sapo kishte dalë nga lavazhi rreth orës 10:30 minuta.
Nga shpërthimi makina ka bërë një trajektore prej gati 100 metra dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.
Si pasojë e shpërthimit i riu ka humbur dy këmbët dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Kanë qenë kalimtarët e rrugës ata që kanë bërë të mundur të nxjerrin Inesin nga automjeti dhe e kanë dërguar në spital.
Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen si dhe nga gjurmët që ka lënë, automjet pasi ka shpërthyer ka ecur për inerci rreth 70 m, dhe është ndalur vetëm në momentin që është përplasur me një makinë tjetër.
Burime nga policia bëjnë më dije se 25 vjeçari ka ndryshuar identitet, nga Imer Hajrulla, e ka kthyer emrin në Ines.
Gjithashtu, referuar njoftimi të policisë, i riu është një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Deklarata paraprake e policisë
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.
Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.(TemA)