Policia informon se një person i pajetë është gjendur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit.
Viktima është shtetasi Ibrahim Migla, 53 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, thuhet se Ibrahim Migla kishte plagë në kokë.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit. S’dihen ende rrethanat e ngjarjes.