“Përleshje për dashurinë!” Shqiptari gjen ish-gruan me të dashurin e ri në banesë, ja veprimi që "çuditi" policinë italiane

25 Nëntor 2017, 12:05Kronika TEMA

Nëse nuk do të ishte komunikuar nga Policia, padyshim që do të mendonim se ishte lajm i trilluar nga media.

Një përleshje për dashurinë do të mund të quhet ajo që ka ndodhur në Frignano të Italisë.

Mësohet se protagonist i kësaj ngjarje u bë Aleks Hoxha, banor në Acerra, i cili përfundoi mbrapa hekurave për tentativë vrasje si edhe për përndjekje.

‘Il mattino’ shkruan se 33-vjeçari shqiptar, u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij, ndërsa aty gjeti të dashurin e saj të ri. Kur u përball me këtë skenë, nuk e ruajti dot qetësinë, ndërsa nxori nga xhepat e xhaketës një tufë me çelësa dhe qëlloi të dashurin e ish-bashkëjetueses, në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.

Ndërkohë, ndonëse shqiptari tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap nga policia teksa hynte në makinë. Fill pas kësaj ngjarje, gruaja denoncoi në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit.

Siç bëhet me dije, ajo kishte pohuar para karabinierëve se ishte kërcënuar dhe përndjekur çdo ditë nga Hoxha. Shqiptari tashmë ndodhet pas hekurave.(TemA)

3 komente në ““Përleshje për dashurinë!” Shqiptari gjen ish-gruan me të dashurin e ri në banesë, ja veprimi që “çuditi” policinë italiane”

  1. @ says:

    Edhe Aleks edhe Hoxha. A mundet njeri te zbuloje ADN-ne e ketij personi?

  2. tarasi says:

    Cmakth u tregoi policeve ?? Qe 12 muajt e fundit qe cmendur ne gojore me te dashurin ???

  3. kuq e zi says:

    adn e ka puro shqiptare mjafton te shohesh impulsin
    ashtu si njihet dhe adn-ja jote njelloj si ajo e janulles nuk mjafton te fshihesh pas simboleve prap era mut bie edhe pse ke shkruar kater fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje