Dekonspirimi i operacionit për kapen e 3 ish-policëve, Xhafaj kallëzim në Prokurori

24 Nëntor 2017, 19:08Kronika TEMA

Pa kaluar 24 nga deklarimi i kryeministrit Edi Rama se ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te beje levizjen e tij te forte per dekonspirimin e aksionit te arrestimit te tre ish policeve, ky i fundit ka levizur fort.

Keshtu, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mësohet të ketë depozituar një kallëzim penale për dekonspirim të aksionit të para dy ditëve për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë.

Ky kallëzim vjen pas dështimit për kapjen ish-drejtuesve dhe për dyshimet për një dekonspirim të mundshëm.

Mësohet se materiali është dërguar me postë në Prokurori.

Paralajmërimi i Ramës mbreme:

Kryeministri Edi Rama e ka paralajmeruar mbremjen e djeshme kete gje kur deklaroi ne studion e emisionit “360 grade” te Artur Zhehit: ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do te nise neser nje kallezim penal per dekonspirimin e aksionit te policise per arrestimin e 3 ish zyrtareve te larte.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën, opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua ti them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat ne dijeni per operacionin. Do kerkoje hetim, me nje kallezim penal per dekonspirim.

Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palen qe ka pasur dijeni per kete operacion qe jane nje numer shume i kufizuar, se jemi ne nje situate qesharake..Eshte mundesia te behet hetimi ne rastin konkret per te shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund te vazhdoje keshtu”, u shpreh Rama.(TemA)

10 komente në “Dekonspirimi i operacionit për kapen e 3 ish-policëve, Xhafaj kallëzim në Prokurori”

  1. Elda Sinani says:

    A ne kete form pastrohet policia nga te inkriminuarit. Besoj shume qe per pak koh cdo polic do te ket dinjitetin e tij.

  2. Era Konini says:

    Vetem keshtu behet vettingu ne polici. Me pune dhe vendosmei per cdo person qe shkel ligjin.

  3. Kadri Elezi says:

    Duhet pastruar policise ashtu si po pastrohet drejtesia. Keshtu shqiperia do te jet me e sigurte dhe me prane bashkimit europian.

  4. Elona Islami says:

    Duke punuar per reformim te thell te policise arrihet qe kjo e fundit te behet sa me eficente dhe mbi te gjitha te jet ne kushtet e policise se vendeve fqinje.

  5. Altin Isufi says:

    Kush shkel ligjin mban pergjegjsi. A nuk eshte kjo ajo qe kerkojm te gjithe?

  6. Merita Hoxha says:

    Tamam si ne cdo vend te europes, shkele ligjin? Shperdirove detyren? Do mbash pergjegjsi para organeve kompetente.

  7. Astrit Mollaj says:

    Te shikojm tani sa do levizi prokuroria e kalbur….

  8. Ledia Muca says:

    Tani i takon prokurorise te mari masa mos te behet pal me te inkriminuarit.

  9. Mihali says:

    PD-ja e informatorin dhe bashkepuntoret e saj Brenda prokuroris se pergjitheshme.Ata jne: Dhalla.Hajdarmata ………………………………………………….. te gjithe.

  10. bravo komentuesit militante says:

    Te njejtat komente si me siper copy paste me emra te tjere ne gazeten shqiptarja…hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje