Abuzoi seksualisht me një të mitur, pranga të riut nga Fieri

24 Nëntor 2017, 09:56Kronika TEMA

Efektivët e policisë së Fierit kanë vënë në pranga një 22-vjeçar i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një minorene.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm të Fierit.

 

 

Në bazë të njoftimit për shtyp, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dje, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.

Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje