Vettingu në Polici jep efektet e para, 40 efektivë nuk marrin certifikatat e sigurisë

25 Nëntor 2017, 17:45Kronika TEMA

Vetingu në polici ka nisur para janarit kur, sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do të nisë zyrtarisht.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po kthen përgjigje negative për pajisjen me certifikatën e sigurisë të zyrtarëve të policisë të niveleve të ndryshme.

Top Channel mëson se rreth 40 efektivëve i është refuzuar rinovimi i certifikatave të kategorive “sekret” dhe “tepër sekret”.

Për këtë arsye, burimet thonë se ditët e fundit ka patur disa lëvizje në radhët e policisë që kanë prekur shefin e komisariatit të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimit rrugor në Gjirokastër, shefin e komisariatit të Sarandës dhe disa oficerë antidroge në drejtorit vendore të 12-të qarqeve të vendit.

Për këto lëvizje nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Por burimet thonë se disa prej efektivëve kanë kaluar në dispozicion ndërsa ligji parashikon që në rast të mos pajisjes me certifikatë sigurie, subjekti kalon në një detyrë tjetër ku nuk njihet me informacione të klasifikuara.

Për pajisjen me certifikatë sigurie verifikimet kryen nga 3 institucione, shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave, Shërbimi Informative Shtetëror dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.(TCH)

1 komente në “Vettingu në Polici jep efektet e para, 40 efektivë nuk marrin certifikatat e sigurisë”

  1. Arjan Elezi says:

    Policia me siguri qe me ditet me vazhdim do te behet me e mire dhe me efikase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje