Trafikantët “tradhtuan” oficerët. Përgjimet e Habilajve: “Kjo punë bëhet me shtet”

25 Nëntor 2017, 18:48Kronika TEMA

Ish -drejtuesit e Policisë së Vlorës të shpallur në kërkim nga prokuroria e krimeve te renda u zbuluan fillimisht nga  komunikimet pakujdesshme te anëtareve te grupit Habilaj.

Taulant Haxhiraj i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Habilajve në Shqipëri dhe që menaxhonte parcelat me kanabis ne Treblovë të Vlorës  shprehej shpesh gjate komunikimit me bashkëpunëtorëve e tij se kjo punë bëhej me shtet.

Mjaftuan përgjime që hetuesit të shtrinin dyshimet dhe mbi zinxhirin drejtues të Policisë së Vlorës të cilët mund të ndihmonin në trafikun e tonelatave të kanabisit drejt Italisë, raporton Vizion Plus.

Dyshimet u përforcuan dhe pas mbërritjes së dosjes Italiane ku grupi i Habilajve fliste hapur për bashkëpunimin e tyre me policinë.

Për drogën e sekuestruar në Treblovë e Vezhdanishtë një vit më parë në pranga ra dhe një oficer policie, Renaldo Avduli.

Verifikimet e prokurorisë deri më tani kanë nxjerrë te implikuar 3 ish zyrtarë të policisë së Vlorës por grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ky numër të jetë dhe më i lartë.

2 komente në “Trafikantët “tradhtuan” oficerët. Përgjimet e Habilajve: “Kjo punë bëhet me shtet””

  1. Nona-Madona says:

    Sajmir Tahirit po i ngushtohet laku.
    Per mos veprim dhe tolerim ne kultivimin e bimve narkotike dhe trafikimin e tyre drejt vendeve fqinje ai rrezikon burgun,aq me teper makina e tij ju shit trafikantve dhe Ministri Sajmja e riperdorte.
    Direkt ose indirekt ai i ka ndihmu Habilajt.

  2. Nipi i Shyretes says:

    Vizon Plusin e furnizon me lajme burri i Mirela Kumbaros qe punon si gazetar aty ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje