Digjet autobuzi shqiptar ne Korinth. 30 pasagjeret nuk kane pesuar deme

26 Nëntor 2017, 19:50Kronika TEMA

Një autobus i linjës Shqipëri – Greqi ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në vendin fqinj.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, raporton media greke NewPost.

Raportohet se autobusi ishte i parkuar në momentin kur ra zjarri. 30 pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët. Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.

Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të auotbusit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

2 komente në “Digjet autobuzi shqiptar ne Korinth. 30 pasagjeret nuk kane pesuar deme”

  1. ts says:

    Per ke Linj (firm) behet fjal !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje