Kanë dalë pamjet e rënda pas atentatit me tritol që iu bë automjetit të 25 vjeçarit Ines Hajrulla mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Lapsi sjell videon pak minuta pas shpërthimit ku duket 25-vjeçari i gjakosur dhe i shtrirë përtokë.
Ines Hajrulla është dërguar me urgjencë në spital.
Nga policia mësohet se 25 vjeçari që iu bë atentati është person me precedentë të theksuar kriminale dhe se për shpërthimin e automjetit është përdorur rreth 300 gram tritol. (TemA)