Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe lëvizjet abuzive të këmbësorëve nëpër kryqëzime duke mos respektuar semaforin po kthehen gjithmonë e më shumë në një rrezik të shtuar dhe potencial për viktima dhe të plagosur rëndë sipasoë e përplasjes nga makinat apo motorcikletat.
Në këtë video janë pamjet e një aksidenti tragjik të ndodhur në mes të kryeqytetit tek zona e “9 katsheve” ku kalimi me semafor të kuq për këmbësorët i ka kushtuar jetën një 71 vjeçari.
Ka qene ora 09 e 02 minuta shumë qytetarë po prisnin në semafor për t’u hapur jeshilja 71 vjeçari L.Ç ka guxuar shumë me dorën e majtë në xhep dhe me tjetrën mbante disa letra me vrap ai ka hyrë mes përmes rrugës për të kaluar në anën tjetër. Por pa mbërrritur në fund të rrugës është goditur nga një makinë tip “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 38 vjeçar. (Sosnews)
Ku ka vija te bardha s’ka semaforë! !!!
E ke gabim
Po mir plaku i coroditur qe injoron semaforin ,por ky i riu ne timon, qe ka pamjen te hapur e plot koh te shmang kte aksident ku shkon ,apo mos ishte me celular ne dor ne ate koh? Nuk justifikohet pakujdesia e tij e natyrisht nuk mundet te them qe ska faj plaku, po mos harojm qe jemi ne qender te kryeqytetit ne nje zon te populluar e nuk hecet si idiot ne nje rug aq te gjer !……
FAJI ESHTE KOMPLET I ATIJ TARROLLAKUT PLAKUT, QE VRAPON SI PELIVAN. E HA TJETRI KOT BURGUN FAR FAJIN E DIKUJT TJETER.
Gazetar idiot qe nuk e ke idene e kodit te qarkullimit. Kembesori ishte ne vijat e bardha dhe ka gjithmone precedence. Jane makinat qe duhet te ndalojne per te lejuar kalimin e njerezeve. Shoferi pati qendrim korrekt sepse ndaloi dhe nuk u largua, pavaresisht gabimit shume te madh. Ngushellime familjes
Nuk ka precedence kur semafori i kembesorit eshte i kuq .
Kembesori gabon, eshte drejtuesi automjetit ai qe duhet te kete kujdes. Mjere ai qe e peson thuaj, njeri ne boten tjeter e tjetri ha dynjane…
@Linda – Jo moj gomarice nuk eshte ashtu. Kur ka semafor nuk ndalon makina kur kembesori e ka te kuqe. Thirri trurit dhe mos u fut kot kur e ke te kuqe se do te ndodhi edhe ty te te hedhin pupthi dhe po shpetove gjalle mund te te hedhin edhe ne gjyq per demet e shkaktuara makines dhe shoferit, dhe me te drejte.
Shoferi ishte shum shpejt aq me teper qe rruga eshte e lagur
Rregulli i trafikut thot shume kjarte: makinen e ngas vetem me ate shpejtesi qe me lejohet por shpejtesia e parapare nuk vlen kur kushtet klimatike nuk jan optimale per shpejtesine e parapare. Ne zonat e qytetit ku dendesia e njerzve eshte shume e madhe dhe ku ka zebra- ateher duhesh te jesh me shpejtesi qe po dul ndokush ne rruge te kesh mundesi ta ndalesh makinen pa e shtypur kembesorin. Ne kte rast shoferi ishte shume shpejt.
Kembesori eshte poaq me faj por veprimi i kembesorit te ndjere, nuk shfajson shoferin.
Pastaj shoferi nuk kishte kufizim te te pamurit ne anen e djathte.
Duket shume qarte qe ka semafor (shikojeni ne cepin e majte siper).
Kembesori ka bere komplet gabim qe u fut me ecje pikerisht kur semafori ta ndalon kete gje. Shoferi ka filluar frenimin qe sapo shfaqet makina ne video. Fatkeqesisht nuk arriti ta evitonte ne kohe.
Nuk dime sa I vemendeshem apo jo ka qene, por gjithe faji shkon tek kalimtari. Po te kishte duruar 30 sekonda me teper sot ai do ishte akoma gjalle.
Ngushellime familjes….
ALPINI.
Linda ti ke te drejte por me nje korigjim.Atje ku ka vija te bardhe dhe nuk ka semafor kemsori ka te drejte kalimi.Atje ku ka vija te bardha dhe semafor kalimtari ka te drejten e kalimit kur ndezet drita jeshile.Per ty Tomsojer ne rast frenimi ketij djaloshi sa demtime te tjera do te kishte.mbas tij.Dil njehere ne rruge memakine dhe vendose veten ne vend te ketij djaloshi shofer.
nese semafori ka qen i kuq ai zoterija nuk duhet te kalonte, por duhet te ven limit ne zonat e populluara si jashte me 30 dhe 50 km/h shpejtesia, mund te evitoj se dukej nga larg kishte pamje dhe e shikonte qe po kalonte dikush… me siguri ka qen i pavendshem shoferi..
Si perfundim, nje gje mbetet e qarte automjetet personaleprivate (jo sherbime) shkelin nje territor qe nuk eshte me i tyre por i kembesorit qe rreth e rrotull ka ndertime si ne Bombey ose ne Tokyo. Kalimtari (ndjese paste) nuk ka nevoje per kurs e patente te eci ne kembe trotuare dhe rruge. Ai mund edhe te vuante nga demenza ose alzaimeti dhe mund te ishte nen stress te fotokopjonte nje dok noterie ose ndoshta kish femije semur ne spital aty afer. Pergjegjesine kerkojeni tek pushtimi i rrugeve anerrugeve sheshe lagjesh nga parkime makinash qe edhe po te mundinin nuk do cuditesha po ti shihja veturat dhe fuoristradat te ngiteshin nepwr shkallet e pallateve. Makina eshte hekur me fuqi motorrike nuk mund te ndaje haspesiren jetike me kembesorin e brishte. Makinat kane pune nga qyteti ne qytet neper autostrada dhe jo te furen me brenda zonave urbane me dendesi te cmendur sic eshte tirana lapraka a ku di une. Keto jane pasojat e komplekseve me kulla. U pafshi lezetin. Tung
Agim ,nuk dua te debatoj e as te behem gjykatesi trafikut ! Kam makin ,e vozis vet dhe di cfar them ! Po e perseris dhe shiko me vemendje sa paster esht pamja ne krah te djatht te shoferit kur po vrapon fatkeqi e sa koh ka te reagoj pa ber aksident ! Nuk justifikohet fare shoferi i cili duhet te kontrolloj ter rezen e kalimit e as te hec kaq shpejt ne ate vend ! I duhet shoferit te jet shum i vemendshem sepse pakujdesia e tij vret dhe kembesori “budalla” humbet jeten e ne te tilla raste ne mes te nje qendre te populluar ka plot “budallej” apo femij e ato viza te bardha te medha jan shenj paralajmerimi per nje shofer te kujdesshem kur behet fjal per mes qendres se qytetit ……E saper demtime te tjera shum shum nje perplasje e lrht po te ruash distancat e levizjes !
E para ai qe ka postuar videon eshte analfabet. Veta e trete njejes merr “n” ne fund.
Nga injorancia qe ka justifikon aksidentimin teresisht ne faj te viktimes.
I ndjeri vertet hyri pa te drejte kalimi, por duke pare mire momentin duket qarte se shoferi kishte hapesire pamjeje per te frenuar dhe per ta shmangur aksidentimin me vdekje.
Shikoni mire videon.
Po ta vini re mire kembesori ka qene pothuaj gjysem metri mos me teper larg pikes se aksidentit, ku u godit, ne ate moment shoferi ka patur pamjen te hapur fare, jo vetem qe nuk zvogeluar shpejtesine, por refleksi normal i devijimit ka qene i kundert. Ne vend qe makinen ta kish spostuar majtas per te evituar goditjen, makina ka shkuar djathtas. Keshtu qe nuk e ka patur fare vemendjen ne rruge.
Lere shpejtesine me te cilen futet ne kryqezim.
Sa eshte limiti ne kete zone te banuar. Makina ishte shume shpejt po ta krahasosh dhe me makinen qe ka djathtas..ky i aksidentit kishte marre superxhiro.
Me vjen keq per plakun qe Vdiq, por kembesoret duhet te shohin semaforin. Ku ta dinte Plaku si funksionon semafori kur per 50 vjet nuk kishim makina apo semafor, vetem XHAXHI LAVERI LEGENI kishte makine.
Ajo qe ben viktima eshte e pajustifikueshme, ndersa shoferi ecen pa piken e pergjegjesise dhe tolerances, duke qene I papergatitur per gabimin me te vogel qe mund te bejne makinat e tjera ne mabovrim apo kembesoret ( plus eshte me shpejt se cduhet ne nje fluks te tille levizjeje dhe ku ka semafor). Per nje gje te jeni te sigurt: nese shoferi ecen ne rruge me pergjegjesine se dikush para tij edhe mund te gaboje, nuk ndodhin kurre aksidente. “