Ka ndërruar jetë ish-gjenerali kroat Slobodan Praljak pasi piu helm gjatë seancës në Hagë ku u shpall fajtor.
Gjyqtarët kanë pezulluar seancën e apelit, pasi njëri prej gjashtë kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime të luftës, piu atë që tha se ishte helm, duke brohoritur dhe duke e ngritur një gotë te buzët e tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Praljak, ish-komandant i forcave kroate në Bosnjë gjatë luftës në periudhën 1992-95.
“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin me neveri”, tha Praljak para se të pinte helmin. (TemA)