3 shqiptarë të plagosur rëndë në një aksident në Itali

29 Nëntor 2017, 11:44Kronika TEMA

Në afërsi të Sienas në Itali ka ndodhur një aksident i rëndë ku kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë.

Mësohet se nga përplasja e një makine me një furgon 1 person ka vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, ku mes tyre gjendeshin dhe shqiptarët.

 

 

Bëhet me dije se nga përplasja ka humbur jetën Giancarlo Alberto Forino.

Sipas mediave lokale  të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe do të qëndrojnë në spital nga 7 deri në 10 ditë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje