Policia greke thote se kishte informacion prej kohësh për veprimtarinë e këtij grupi, që dyshohet se me këtë gomone ka kryer të paktën tri rrugë trafiku Shqipëri-Greqi. Pasi mbaronte punë, gomonia parkohej në një vend parkimi, në Lavrio, Athinë, vend ky ku Policia greke ka arritur të vendosë një GPS.
Gomonen e nisur nga Himara, e drejtonin dy shqiptarë, identifikuar si Arban Baxheri, 32 vjeç dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda.
Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh. Gjatë operacionit mësohet se një nga shqiptarët, (dyshohet se bëhet fjalë për 32- vjeçarin Baxheri), është plagosur në shpatull nga të shtënat e snajperistëve grekë
Nga Lavrio, gomonia transportohej me trajler drejt Korfuzit, ku hidhej në det për rrugën e radhës. Mësohet se gomonia është blerë 300 mijë euro nga 62- vjeçari italian. Siç informojnë burimet, 10 ditë më parë pjesëtarët e grupit kanë bërë një sherr në Korfuz, por kur kanë ndierë praninë e policisë, janë shpërndarë.
Sa i përket drogës, burimet bëjnë të ditur se ajo ka qenë e kultivuar në një zonë të Sarandës nga një prej pjesëtarëve të organizatës. Madje, para një viti ky grup ka humbur një ngarkesë me një vlerë më shumë se rreth 100 mijë euro, që u kap atëherë nga policia. Policia greke kishte informacion prej kohësh për ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij grupi deri në detaje dhe pas përfundimit të operacionit ka informuar edhe policinë shqiptare, e cila ka kryer kontrollin e dy banesave në Sarandë, por pa rezultat.
Zv.ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht edhe deputet i SYRIZA, Nektarios Santorinios, në një deklaratë për radion e Agjencisë Telegrafike të Lajmeve të Athinës, “AMPE” është shprehur: “Mesa duket kemi goditur një rrjet të madh. Ishte një sukses, që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekjeje të ngushtë të çështjes, përmes kryqëzimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e Policisë Kufitare dhe për këtë vlen t’i falënderojmë”.
Vazhdon propaganda qesharake dhe FAKE NEWS i rilindjes.
Greket deklarojne zyrtarisht se ne FUND te operacionit njoftuan edhe policine shqiptare ( kuptohet pse ne fund dhe mbasi njoftuan gazetat)
Ndersa rilindja bashkepunim quan kur u njoftojne ne fund se policia shqiptare besohet me pak se kazani i shtypit.
Gallate e papare kjo rilindja.