VIDEO/ Kapet “skifteri” që grabiti me thikë supermarketin në Vlorë, dalin pamjet e vjedhjes

30 Nëntor 2017, 09:56Kronika TEMA

Policia ka arrestuar autorin që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë.

22 vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen si dhe 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”.

Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së Fier, të shtetasit :

P.M, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht :

3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :

5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,

2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe

fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.M, për veprime të mëtejshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje