Policia e Saradës njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme një mjet tip karotrec i është vënë flaka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 teksa Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen numer 1, pranë një servisi, ka marrë flakë një mjet karotrec.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti karotrec në pronësi të shtetasit A.M., 34 vjeç, banues në Gjashtë, ka qenë i parkuar përpara servisit të tij, dhe si pasojë e flakëve të zjarrit ka marrë dëmtime në rrotën e parë të kahut të majtë të mjetit.
Dyshohet se zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme, pasi nga këqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.