Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë.
Një automjet tip Volkswagen, me targa AA946EF, ka shpërthyer pak minuta më parë pranë Kopshtit Botanik.
Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)