Një aksident i rënëdë ka ndodhur pask çaste më parë në “Rrugën e Kombit”.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetuar të plagosur me tre personave.
Ata janë transportuar në spitalin e Rrëshenit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut dhe janë përplasur 3 automjete.
Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Për shkak të aksidentit lëvizja në këtë aks i bllokuar për disa orë. (TemA)