VIDEO/ Reshjet bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, përmbyten biznese dhe shtëpi

30 Nëntor 2017, 18:53Kronika TEMA

Rreshjet e dendura te shiut kane krijuar sìtuate te rend ne Autostraden Tirane Durres.

Policia Rrugore ne detyre per te orientuar drejtuesit e mjeteve per te qarkulluar ne rrugen dytesore pasi autostrada eshte bllokuar nga uji.

Në kryeqytet pasditen e sotme është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e nivelit të ujit që ka arritur mbi 0,75 metra.

Policia deklaron se “në autostradën Tiranë -Durrës, është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra. Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje