Ndërroi jetë teksa punonte në shtyllë, policia shoqëron kolegët e elekricistit. Ja dyshimet

2 Dhjetor 2017, 10:11Kronika TEMA

Policia e Fierit ka ndaluar sot dy elektricistë, kolegë me personin që ngeli i vdekur në shtyllë gjatë ushtrimit të detyrës.

 

 

Të shoqëruarit në Polici janë Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec.

Mësohet se ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.(TemA)

1 komente në “Ndërroi jetë teksa punonte në shtyllë, policia shoqëron kolegët e elekricistit. Ja dyshimet”

  1. Endri says:

    A thua do te ndodhin keto ngjarje edhe ne 3017??? I bie qe shqiperia spaska fare progres edhe pas 1000 vitesh. Profeci e dhjer kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje