Fati i projektit Veliera në Durrës është ende i pavendosur.
Teksa pritej që trupi gjykues te jepte vendimin final, Gjykata Administrative kërkoi vlerësim të tre ekspertëve të fushës së arkeologjisë, duke vendosur ta shtyjë vendimin për në seancën e radhës që do të mbahet me datë 27 dhjetor.
Që prej muajit mars, në sheshin Veliera janë ndërprerë pumimet, pas sekuestros preventive qe vendosi prokuroria e Durrësit.