SKANDALI/ Zhduken tre dosje të rëndësishme të Prokurorisë, pastrim parash dhe abuzime me fondet

3 Dhjetor 2017, 15:55Kronika TEMA

Zhdukja e tri dosjeve, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, ka çuar në dyert e policisë një prokurore të Elbasanit.

Burime nga policia thanë se mëngjesin e tri ditëve më parë, Armanda Xhaferri, ka konstatuar se në zyrën e tij mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë. Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka këqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.

“Ka dyshime të forta” – thonë burimet policore – “se fashikujt janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj”.

Burimet sqaruan për “News 24” se nga verifikimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një konflikt të lindur mes prokurores dhe drejtuesve të institucionit të akuzës në Elbasan.

Me firmën e titullarit, Prokuroria Xhaferri është transferuar në një seksion tjetër dhe sipas ligjit, duhet të bëjë dorëzimin e dosjeve që tashmë pretendohet se janë zhdukur.

Para hetuesve ajo ka pretenduar se bëhet fjalë për dosjet tejet të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik, e për këtë arsye këmbëngul që hetimin e këtyre çështjeve duhet ta vijojë ajo.

Për këtë arsye, ka refuzuar të bëjë dhe dorëzimin e fashikujve, të cilët më pas nuk i ka gjetur në zyrën e saj të punës, por janë marrë prej andej nga administrata e prokurorisë dhe i janë dorëzuar një tjetër prokurori.

Sa u përket emrave të personave që po hetohen për pastrim parash e korrupsion burimet policore janë të rezervuara, por i paqartë mbetet konflikti i lindur në organin e akuzës.

Për momentin po hetohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

4 komente në “SKANDALI/ Zhduken tre dosje të rëndësishme të Prokurorisë, pastrim parash dhe abuzime me fondet”

  1. salem says:

    Une kam punuar me sekretet dhe e di si funksionon.
    Ato jane te gjetura po te duash se jane me nr protokolli dhe protokollohen kur levizin. Ndiq rrugen ;ku ngec … Ai eshte pergjegjesi.
    Eshte e thjeshte fare.

  2. ilir hoxha says:

    keshtu eshte kur tiku dergon ne elbasan nje kryeprokuror rrepist. nje qimengrire, qe eshte per turp.

  3. Gora says:

    Si u zhduken apo u shendruan ne drone pastaj ska problem se njerzve ju Esther mesuar veshi.

  4. Ali says:

    Po ky kryeprokurori i elbasonit eshte buri Rovi kosovares dashnores se Tikut apo jo. Mos u lodhni kot zere se i ka Tiku te shpia dosjet tani. Po i studjojne bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje