Ministria e Mbrojtjes bën me dije se batalioni xhenio i Forcave të Armatosura do të nisë ndërtimin e një ure provizore në fshatin Darëzezë, për t’u ardhur në ndihmë 2 mijë banorëve të izoluar.
Ura që lidhte fshatin Darëzezë me Fieri është shembur si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që prej tre ditës përfshinë vendin tonë.
Ndërkohë më herët prefekti i Fierit, Balki Bala tha për Report Tv se po punohet për riparimin sa më shpejt të urës, ndërsa shtoi se situata në përgjithësi në qytetin e Fierit po qetësohet dhe se do ti shkohet në ndihmë çdo banori.
“Situata në përgjithësi është duke u përmirësuar. Po merren masat në koordinim edhe me pushtetin vendorë. Do i vijmë në ndihmë çdo individi.
Ka mjaft trupa të vendosur që nuk do të lejojnë të vendoset asnjë person në pozitë të vështirë. Do marrim masat që kjo urë të rregullohet sa më shpejt.”, tha Bala. (TemA)