Fier, shembet ura në Darëzezë, bllokohen 2000 banorë

3 Dhjetor 2017, 09:07Kronika TEMA

Ura që lidh fshatin Darëzezë me Fieri është shembur si pasojë e prurjeve të  mëdha të lumit për shka të shirave të rrëmbyeshëm që prej tre ditës përfshinë vendin tonë.

Prishja e urës ka izoluar dymijë persona që jetojnë në këtë fshat.

Prefekti i Fierit, Balki Bala tha për Report Tv se po punohet për riparimin sa më shpejt të urës, ndërsa shtoi se situata në përgjithësi në qytetin e Fierit po qetësohet dhe se do ti shkohet në ndihmë çdo banori.

Situata në përgjithësi është duke u përmirësuar. Po merren masat në koordinim edhe me pushtetin vendorë. Do i vijmë në ndihmë çdo individi.

Ka mjaft trupa të vendosur që nuk do të lejojnë të vendoset asnjë person në pozitë të vështirë. Do marrim masat që kjo urë të rregullohet sa më shpejt.”, tha Bala. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje