Përmbytjet, apeli i familjes nga Memaliaj: Na ndihmoni, kemi një të sëmurë në shtëpi; reagon Fa dërgon helikopterin

3 Dhjetor 2017, 09:16Kronika TEMA
Përmbytjet, apeli i familjes nga Memaliaj: Na ndihmoni, kemi një

Një familje nga fshati Gllavë e Vogël në Memaliaj, kërkon ndihmë për djalin e tyre të sëmurë.

Në një kohë kur rruga e fshatit është totalisht bllokuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut, kërkohet ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Mësohet se autoritetet janë sinjalizuar për rastin në fjalë, ndërkohë që kësaj familje t’u ofrohet ndihma, raporton News 24.

I sëmuri, një 53-vjeçar vuan nga problemet e zemrës, ndërkohë familja ka bërë apel për ndihmë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se një helikopter nga Forcat e Armatosura është dërguar në Memaliaj ,dhe i sëmuri po sillet drejt Tiranës.

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA,Bardhyl Kollcaku ka qene ne nje takim me efektivet e gatishmerise ne sallen operative te QBO mbi situaten dhe angazhimin ne oret ne vazhdim. FAne gatishmeri te plote. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje