Trupi i pajetë i një të riut është gjetur sot në një kanal në Shkodër.
Burime zyrtare panë policisë bëjë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.B, 26 vjec.
26 vjeçari kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, dhe dyshohet si shkak për vdekjen e tij të ketë qenë mbytja në ujë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.12.2017 në orën 12:50, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull.
Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.
Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.
Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
(TemA)