Enver Pertovci: Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë

4 Dhjetor 2017, 17:01Rajoni TEMA

Aktori  kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”.

Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë.

Si p.sh, se dikur në Beograd është ndjerë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij, të cilin e quan një diktaturë:

Jetojmë në diktaturë.

S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë.

Thjesht, nuk ekziston”, ka thënë Petrovci, raporton Lapsi.al.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”.

Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët, edhe katolikët, edhe ortodoksët, dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme.

U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre.

Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb.

Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli.

Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam.

Kurrë askush s’më ka blerë.

E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar.

Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar.

Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

20 komente në “Enver Pertovci: Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”

  1. Arben says:

    Ka thene vetem te verteten.

  2. Flm says:

    Fjale Zemre, te nje intelektuali dhe artisti te “lire”.
    Kuptojeni qe fajin nuk e ka as Shqiperia, as Kosova, …. por mentaliteti Turko-Islamik qe mbozotron ne te keto vende.

  3. Faraid says:

    Epo asgje veçse te verteten ka thene ,e ç’ka ketu per tu shokuar ??!!!! Kush eshte shokuar ??!!! Nuk e kuptoj ju kerkoni qe Enveri te genjeje te thote te kunderten e asaj qe ndjen ??!!! Fundi fundit ai e ka me prova dmth me te jetuar nga ai vete kurse ata qe “shokohen ” e kane me te degjuar me “muzike veshi” siç thote nje shoku im .. Kjo me sjell ne mendje nje pasazhe nga filmi ” BALLE PERBALLE” citoj : Do ta kerkojme Vloren komandant , do ta kerkojme ……por ….!!

  4. muco agai says:

    Shko ne Beograd vella. Lodro e gezo andej, vetem mos na caj karin me jargavitje jugofile, dhe mos shaj Shqiperine, shqiptaret, Kosoven.

    1. Flm says:

      O Muco Argati…. lere Agallekun tek Baba tend sulltani, ti je tipik kopil Turko-Arnaut i pa “gdhendur”, eshte pikerisht i njejti mentalitet “druvari” qe e ka lene Shqiperin shekuj larg Serbis dhe Greqis, pa lere sa larg Europes.

      1. I paemërt says:

        Shko mor k….gjej mend ku te kane humbur neqoftese ke pasur ndonjehere ….Shqiperia larg Serbise kriminele dhe Greqise se falimentuar e parazite…..je ne rregull nga trute e kokes more cope hajvani Njerzia vuan per leka kurse ti per mend more pic derr

        1. Shqipe says:

          I paemer qenke me te vertete. Ti mendon se matane kufijve te shqiperise greket dhe serbet po vdesin dhe vetem ne shqipot jemi trima, dime te shijojme jeten dhe bota flet vetem per ne dhe per shqiponjat… Zgjohu o idiot se shqiponja eshte bere harabel dhe ne jemi shteti me i varfer ne Evrope pervec Kosoves. Ne jemi islamike, te prapambetur dhe injorante qe e bejme shurren akoma ne cdo qoshe ku na kap dhe i hedhim plehrat nga ballkoni akoma dhe sot ne shekulli XXI. Ja c’jemi ne, miza ne bythe te kalit se shqiponja ne maje te malit ka nja 500 vjet qe ka ngordhur

          1. I paemërt says:

            Cfare shkruan more analfabete perse ha m…kur nuk ja merr vesh kuptimin teksit lexoje edhe nje here se ndoshta je nga ata qe mbushin me vonese ose je nga ata te borderos se Anastasit atehere vetekuptohet reagimi yt

  5. Baliu says:

    Po te mos ishe “shiptar i ndershem” per serbet, nuk do te jetoje mire ne Beograd. Ajo futja ne lista te zeza ka funkcionuar gjithmone edhe ne Beograd.

  6. Ajet Delaj says:

    Jo nuk e ka thene tamam te verteten pasi me do e mos eshte dashur te percaktohet diktatura si diktature e krimit te organizuar dhe e hajnave ashtu sic realisht eshte.

  7. Glauk says:

    Ky ne fakte mir e ka vetem ka harruar te thote se edhe Beogradi nuk eshte me aje i kohes kur ka jetuar enver petrovci. Nje krahasim i tille eshte teper idiot. Te krahasosh Prishinen sot, me Beogradin dikur eshte injoranc ne vete, Beogradi ka qen kryeqytet i nje shteti shum te fuqishem si ish-jugo. Ate Beogradin e dikurshem te enver petrovcit per te cin punonte ter jugosllavia e qajne edhe serbet por aje ka ike.

    Jo vetem prishina por asnje kryeqytet ne ballkan mbase ase londra dhe parisi sot, Nuk te ofron kushte qe te ofronte beogradi socialist dikur por ajo kohe ka ike tash jetojm ne kapitalizem. Duhet te punosh shum qe te fitosh pake.

    1. Kapit Tupalla says:

      Glauk, ke plotësisht të drejtë. As Jugosllavia, as Serbia, as Beogradi dhe as Kosova me Prishtinën, nuk janë ato që ishin dhe nuk mund të krahasohen epokat e ndryshme.
      Sërbia ka ditur të afroj njerëz të talentuar nga gjithë Jugosllavia dhe t’i bëj për veti, që pastaj t’i prezantoj sikur sërb. Bekim Fehmiu, Enver Petrovci, Faruk Begolli, Zana Nimani ….. Enveri në fillimin e viteve të ’80 ishte yll në Beograd – në atë kohë unë isha ushtar në Beograd – për shfaqjet e tija në teatër gjithnjë mungonin biletat. Kur Millosheviqi mbyll teatrin në Prishtinë, Enveri dhe Faruku u kthyen në Kosovë dhe hapën teatrin Dodona (emrin ia vuri Enveri) dhe hapën shkollën për teatër dhe aktrim. Në këtë mënyrë këta të dy kryen ddetyrën e tyre, profesionale dhe patriotike.

  8. naim th. says:

    Enver Petrovci rrjedhe nga nje familje qe ka bashkepunuar gjithmone me Serbine ,me babe ,gjyshe….Ate qe thote ai eshte e vertete ,pasi qe individe te vecante te zhveshur nga cdo ngjyre e identitetit kombetare shqiptare integroheshin shpejte dhe pastaj i versulnin nje pjese te tyre kundra si i quanjin nacionalisteve dhe iridentisteve shqiptare dhe me pase kundra cdo gjeje shqiptare.Njerezit si Enver Petrovski(ASHTU PREZENTOHEJ PARA KOLEGEVE SERBE) nuk e kishin te veshtire te jetonin te privilegjuar si te tille,ku ne anen tjeter shtypeshin ne menyren me mizore ata qe e ndienin dhe e manifestonin veten si shqiptare.Pas kongresit te 8 te LKS u debuan studentet nga fakulltetet ,nxenesit nga shkollat e mesme dhe fillore,punetoret nga vendet e punes,u ndalua shqipja ne jeten publike……Me nje fjale shumica absolute u larguan ne menyre te dhunshme nga institucionet qe vete i kishin ndertuar.Nje grushte njerezish te tubuar rrethe Rahman Morines i cili e votoj hekjen e autonomise se Kosoves bashke me disa Pitrovski te tjere vazhduan idilen romantike.Po kete Petrovskin pas lufte e debuan nga Beogradi pasi nuk munde tu shrbente me mentoreve te tije si me pare,kishin ndryshuar rrethanat.Ne Kosove e njifshin kush eshte dhe me se mirei u gjinde ne Shqiperi.Si duket edhe aty tani i ka hy ujti perfundi rrogozit dhe mundohet te kthehet ne strofken e vjeter,ndoshta e ka nuhate se eshte momenti i pershtatshem dhe u duhet serbeve per te vazhduar punen si shqipefoles kundra pavaresis qofte edhe nga Tirana. E njofe mire qerratain eshte uk i vjeter….

  9. Viroi says:

    Petrovci di cfare thote, ai nuk shan as Shqiperine e as Kosoven por thote se shoqeria jone meret me thashetheme, shoqeri qe nuk di cfare thote, njehere te thote je I madh pastaj je tradhetare, pra shoqeri me nje patriotizem primitiv. Ai flet pozitivisht per kohen kur ne ish jugosllavi kishte standard jetese, kur Beogradi ishte qendra e vendeve te pazhvilluara, kur Beogradin e vizitonin presidentet e lindjes dhe perendimit dhe kur levizja e lire ishte dicka e zakonshem. Te gjitha Jane te drejta.

  10. Shqiptari nga Kosova says:

    Sigurisht qe jy ka jetu mire e bukur atje..! Se ne kohen e satrapit nje pjese jetonte mire por nje pjese e madhe e njerezve vuanin..! Pastaj Titua krijoj nje kaste burokratike nenpunesish qe gezonin privilegje ndersa populli i thjeshte shtypej e shfrytezohej egersisht…! Z. Petrovci , nuk duhet pare problemin kaq ngusht. Ju mbase keni jetuar mire por siç thash shumica ka vuajtur.
    Ndersa sa i takon asaj qe thuani diktaturè, mbase eshte ashtu. Ketu tek ne ka shume korrupsion, ka vjedhje , ka shitje te aseteve publike badihava, ka e ç’nuk ka. Plot te zeza..! Por qe ta hymnizosh satrapin Tito ( pse ju ,e disa si ju gezuat privilegje) nuk te lejohet ne asnje menyre sepse sikur kjo diktatura te bente noj minister a zevendes minister , nuk dite prononcoheshit keshtu. Burgjet jugosllave kane qene te mbushur me shqiptar, ne çdo periudhe, qe nga 45 e deri ne vitet 90-ta..!
    Keshtu do pare problemin zoti aktor i Beogradit.

  11. undefined says:

    Shikoj……mbiemrin….dhe e kupton se sa “shqiptare” eshte te tjerat jane pordhe me rigon

  12. Shefqet Cela says:

    Te gjitha i kuptova, por nje fakt nuk arrij ta konceptoj:
    ” U prezantova me njerezit e famshem te Beogradit, shkonja tu blinja cigare qe te me pranonin ne shoqerine e tyre dhe ata me pranuan”…..
    Nga Korça thone: PIKA VASKES QE BERI VICKEN. SI PREU KOKEN POR I PREU KERTHICKEN.
    Kjo ne kuptimin humoristik patjeter. Po çmund te them qe e paskan pranuar si lake’ dhe jo te barabarte?

  13. drini i zi says:

    O BANDIT po qfare jete kishte ne ish Jugosllavi per shqiptaret more e krisun Ne Maqedoni ne kohen e Titos ne komunat me shumice shqiptare numri i te punsuarve ne administrate ishte si vijone,ne Teove (mbi 80%shqiptare) 3% ne Gostivare(85% shqiptare)3% ne Struge 2% ne Kercove1%,ne Shkupe1%…..Kurse ne prodhime,shqiptaret pranoheshin vetem atehere kur nuk kishte konkurent maqedon.Po te shkruanje shqipe ndonje mbishkrim ne dyqane ne fshate ku 100% ishin shqiptare, ose leter institucioneve hyshe ne burge.Toponimet nuk guxonte kush ti shkruante ose ti theksonte ne shqipe,pra duheshte skopje debar,tetovo ,kicevo se te rrasnin ne burge.Ashtu u shkruajten edhe librat e gjeografise.Maqedonet silleshin ndaj shqiptareve si pronari ndaj rrobit.Nje fjale ne llogari te shqiptareve dhe epiteti nacioalist irridentist nuk te hiqeshte me, beheshe armik i shtetit.Shqiptaret e kishin te vetmin shpetrim te pasaporta dhe largimi ne gurbet per te pru deviza sllavomaqedonasve qe jetonin tamam si Petrovci.

  14. Haxhi says:

    Nuk ka me Jugosllavia.Ka qene super.Ka te drejte ky robi aktor.Keto manallat qe shkrujne kot,te shkojne e te pyesin neper ex Jugosllavia se ç’thone per ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje