FOTOT/ "Smart City Lunogmare" vlerësohet me dy çmime kombëtare: Projekt i duhur në kohën e duhur, rriti sigurinë në qytet

6 Dhjetor 2017, 17:05Sociale TEMA
FOTOT/ "Smart City Lunogmare" vlerësohet me dy çmime

Sistemi Multifunksional “Smart City” i implementuar në qytetin e Vlorës ngjalli diskutime të forta pak kohë më parë duke sjellë një sërë reagimesh.

Qytetarë të shumtë adresuan një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut Dritan Leli për abuzime që sipas tyre po bënte ky institucion lidhur me këtë projekt.

Teksa kanë kaluar rreth dy muaj nga ky debat, sot Bashkia Vlorë është vlerësuar me 2 çmime pikërisht për projektin e diskutuar  “SmartCity Lunogmare”.

Konkursi i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal, kishte për qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend.

Kjo garë zhvillohej mes 57 bashkive për të nxjerrë në pah përpjekjet e institucioneve për t’u përshtatur me ndryshimet ligjore të sjella nga reforma të ndryshme apo edhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Bashkia Vlorë u shpall fituese me 2 çmime për projektin ku çmimi i pare u akordua nga shoqëria civile, dhe çmimi i dytë kombëtar për praktikat më të mira në kategorinë e Inovacionit.

Paneli i konkursit përbëhej nga figuara të shquara ku treguan motivacionin për risinë dhe impaktin që ky projekt ka sjellë në qytet duke e cilësuar se erdhi në vendin dhe kohën e duhur.

Mësohet se projekti u vlerësua jo vetëm sepse rriti sigurinë në qytet, por edhe sepse ofroi shërbim internet falas për banorët dhe turistet.

Ekspertët gjykuan “SmartCity Lunogmare” shërben edhe si një berthamë për implementimin e projekteve inovative në të ardhmen.

Përmes këtij konkursi u synua  të njihen dhe të vlerësohen praktikat më të mira në nivel vendor që janë produkt i arritjeve të bashkive të ndryshme, në fusha të ndryshme.(TemA)

5 komente në “FOTOT/ “Smart City Lunogmare” vlerësohet me dy çmime kombëtare: Projekt i duhur në kohën e duhur, rriti sigurinë në qytet”

  1. mero says:

    o mero ku e ke gjet kete foton e 2 mo hahaha se nuk duket si vlora

  2. tahir tangopi says:

    ç’lidhje ka foto e dyte me Vloren ?!?!

  3. Rio says:

    Hahaha.
    Fotoja e dyte eshte e Rio ne Brazil. Cfare lidhje ka aty.

  4. Stoli says:

    Traplleqe. Nuk lahet muti me shure. Bashkia paska siguruar vezhgimin e Lungo Marea qe eshte 7 muaj e shkrete.
    Po kjo eshte loje moreeeeeeeee.

  5. enter"" says:

    Kot nuk them une qe gazeta tema eshte mbushur me koqe injorantesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje