Bora e cila ka filluar të bie mbrëmë, tashmë ka mbuluar Kapadokian e cila ndodhet në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore.
Trashësia e borës sipas meteorologëve, ka mbërritur në 10 centimetra. Përndryshe, kushtet e motit në këtë zonë lejojnë rreth 300 ditë në vit të shëtiten me balonë.
Në qytetin Goreme jetojnë 2.100 banorë. Ndodh që në mëngjes të fluturojnë deri në 100 balona në qiell. Çdo balon mund të bartë deri në 20 njerëz.
Kapadokia brenda vitit vizitohet nga rreth 2.5 milionë turistë. Ndërsa trendet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor.AA
Pse debore, kur kemi fjalen sh te lashte BORA??!!!!!