Jo vetëm në Shqipëri, 328.000 familjeve gjermane ju priten dritat sepse s'kanë paguar... dritat

6 Dhjetor 2017, 11:55Bota TEMA

Për shkak se nuk kanë paguar faturat mijëra gjermanëve u është ndërprerë rryma elektrike.

Sipas të dhënave të Agjencisë Gjermane për Energjinë vitin e kaluar në Gjermani u është ndërprerë rryma elektrike 328.000 familjeve sepse ato nuk kishin paguar faturat.

Po ashtu 6,6 milionë familje kanë marrë paralajmërim për ndërprejen e energjisë elektrike po për këtë shkak.

Ndërprerja e rrymës bëhet kur dikush i ka borxh kompanisë së furnizimit me energji elektrike 100 euro dhe pasi është paralajmëruar disa herë. Atij që i pritet rryma elektrike është i detyruar të paguajë jo vetëm shumën e prapambetur, por edhe shpenzimet per rilidhjen e rrymës elektrike që mund të shkojnë deri në 200 euro. Për shumë persona që jetojnë me ndihmë sociale apo kanë të ardhura të ulëta në Gjermani, këto shpenzime janë të vështira për t’u përballuar.

Grupet më të prekura

Sipas një studimi të Caritasit gjerman prej paralajmërimërimeve për prerjen e dritave janë të prekura më tepër familjet, kurse prej prerjes së dritave për shkak mospagese personat që jetojnë vetëm.

Ajo që bie po ashtu në sy është se ndër personat më tepër të prekur bëjnë pjesë personat me nivel të ulët shkollimi që nuk i kuptojnë mirë shkresat dhe ligjet dhe nuk dinë të komunikojnë me autoritetet. Po ashtu shumë prej tyre kanë edhe borxhe, sepse shpenzojnë më tepër se sa kanë të ardhura.

Të mësojmë njerëzit t’i shtrijnë këmbët sa kanë jorganin

Autorët e studimit rekomandojnë që të organizohen kurse për t’u mësuar njerëzve se si të jetojnë me pak të ardhura dhe si të mos shpenzojnë më tepër se sa fitojnë. Po ashtu kërkohet që për ata që marrin ndihma sociale të bëhen më tepër sqarime që të mos shkojë puna deri tek ndërprerja e energjisë elektrike.

Shumë kërkojnë edhe ngritjen e ndihmës sociale për shkak të rritjes së shpenzimeve dhe të çmimeve. Por edhe shtimin e përdorimit të aparateve elektrike, si frigoriferë etj., që harxhojnë pak energji.(DW)

2 komente në “Jo vetëm në Shqipëri, 328.000 familjeve gjermane ju priten dritat sepse s’kanë paguar… dritat”

  1. 105 vjetori i Pavaresise says:

    Jam shume dakort qe ti paguajne dritat te gjithe por: sa per dijeni per ti rilidhur dritat ne Shqiperi duhen 200 € njelloj si ne Gjermani.Pra juve thoni ne Gjermani eshte e veshtire me rrogat qe jane atje po: ketu tek ne mos valle i kemi rrogat si atje.Asistenca tek ne eshte me sa di une 7500 leke ne gjermani pak a shume mbi 750€.

  2. sapa says:

    Po ore injorante po ne gjermani ka shtet dhe shteti funksjonon per te gjithe njesoj.Atje futet ne burg si hajduti i energjise ashtu edhe pushtetari.Kurse ne vendin e krimit Shqiperi merren vetem me te dobetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje