Bushati takim me kancelarin e zgjedhur austriak Kurz, garanci për mbështetje Shqipër për integrimin në BE

7 Dhjetor 2017, 17:33Politika TEMA
Bushati takim me kancelarin e zgjedhur austriak Kurz, garanci për

Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Kancelarin e zgjedhur të Austrisë Sebastian Kurz.

Biseda u përqëndrua tek perspektiva evropiane e Shqiperisë, duke pasur parasysh që Austria ka presidencën BE-së për vitin e ardhshëm.

Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kukturor Shqiperi-Austri 2018.

Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe proçesi i vetingut.

Ai u shpreh se Shqiperia e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje