Kryemadhi takon kongresmenin Engel: SHBA aleat i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

8 Dhjetor 2017, 13:20Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi u prit në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Elliot Engel. Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Kryemadhi pasi falënderoi z.Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.

Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se SHBA ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakonshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurt drejt zhvillimit.

“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha kryetarja e LSI-së.

Gjithashtu, Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetarja e LSI-së foli edhe për domosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. “Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces”, tha ajo.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vlerësoi miqësinë e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ai konfirmoi mbështetjen e SHBA në proceset e mëtejshme demokratizuese në Shqipëri si dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA. (TemA)

4 komente në “Kryemadhi takon kongresmenin Engel: SHBA aleat i pazëvendësueshëm për Shqipërinë”

  1. kanina says:

    Monika, harrove ta falenderosh dhe në emër të Likes dhe Sali shpellarit, sepse është pikërisht ai (dhe klani i tij), që mbajnë dhe mbrojnë këto monstra, në Shqipëri…! Nuk ka tallje më të madhe, për fukarenjtë shqiptarë, që enden rrugëve të botës dhe në Shqipëri, sesa kur Monika (e Likes), flet për reformën në drejtësi dhe gjen “mbështetjen e pakufishme” të “miqve” tanë, si z. Engel…(???!!!)

  2. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Ky eshte ai kongresmenti qe erdhi nga Amerika ne Tirane per nje dekorate llamarine, si thote Paloqja, e ja dha Nishani Bujar fshehurazi ne prezence te Saliut. Pyetje e kisha , por me mungonte pikepyetja.

  3. spartaku says:

    U be edhe kjo bytheshqyera te beje takime me njerez te Amerikes. Sikur nuk e di Amerika qe kjo shaleshurre,kerkon ta pengoi reformen ne drejtesi.Do qe t’u jap ment atyre.Ata e din e me mire zbatimin e reformes ne drejtesi,dhe nuk t’a vare njeri ty moj shushke.

  4. krenar says:

    U katandis Shqiperia ta pergojoj nje baxhell e peshtir keta do perveluar te gjall i kane pir gjakun popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje