Mesazh i fortë i kryetares së Vetingu-t: Të vendosim drejtësi në radhët tona. S’duhet të kemi frikë, të zhduket presioni i parasë!

8 Dhjetor 2017, 12:09Politika TEMA

Kryetarja së Kolegjit të Apelimit, institucioni më i lartë i procesit të vettingut në Shqipëri, Natasha Mulaj, ka deklaruar se duhet te vendoset drejtesia ne rradhet e institucioneve ligjvënëse qe t’u japet drejtesia e ndershme te gjithe shqiptareve.

Këto komente ajo i bërë sot gjatë një seminari ku merrte pjesë edhe hartuesi i ligjeve të vettingut, Rainer Deville.

Ajo u garantoi  se vetëm kur të hidhen hapat e parë, qytetarët do të kenë besim te drejtësia.

Fjala e MulajtT

Qysh prej miratimit ne parlament te strukturave tona te Vettingut, eshte folur dhe komentuar pafund, per rendesine jetike te tij, si per vete Drejtesine, ashtu edhe per impaktin qe do te kete ai ne cdo qelize te shoqerise. Realisht pritshmerite jane shume te larta, dhe ne duhet te jemi, as me shume dhe as me pak, por ne lartesine e tyre.

Qe ta vendosin procesin ne binare funksionale, une jam katerciperisht e bindur, dhe dua te nenvizoj me shume force se ne duhet ta fillojme nga vetja, duke pastruar rradhet tona. Mua me kumbon gjithnje ne vesh sentenca e reformatorit te njohur amerikan te shekullit te 19, Henri Uard Biçer, i cili pikerisht per kete ceshtje eshte shprehur qarte: “ Sikur te mblidhen bashke ne nje te vetme te gjitha togat e zeza, te te gjithe gjykatesve te mire qe kane jetuar mbi kete toke, nuk do te mund te mbulonin padrejtesine dhe turpin e shkaktuar nga nje gjyqtar i vetem i korruptuar”.

Kjo sentence eshte me aktuale se kurre ne vendin tone, ndaj jam e bindur se ajo rrezonon fort tek te gjithe ne qe kemi marre persiper kete detyre, qe nuk eshte vetem detyre, por edhe mision. Une ndihem vertete mjaft optimiste kur shoh se sa shume jurist te reja dhe te rinj, te mireshkolluar dhe te ndershem, kane aplikuar per t’u bere pjese e strukturave tona. Ne duhet te jemi shpreseplote se jemi ne rrugen e duhur.

Domodoshmeri per ne eshte fillimisht dhe mbi te gjitha qartesia dhe kthjelltesia e ligjit, cka ndikon direkt ne dhenien e drejtesise, duke eliminuar hapesirat per keqinterpretime dhe per ekuivoke.

Se dyti, do te vecoja njohjen ne perfeksion te tij nga te gjithe ne; dhe se fundi do te theksoja nje tjeter moment gjithashtu tejet i rendesishem. Ne nuk duhet te kemi frike. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit te parase duhet te zhduken perfundimisht. Ne duhet te vendosim drejtesine ne rradhet tona, qe t’u japim drejtesine e ndershme te gjithe shqiptareve.

Vetem kur keto hapa te zbatohen ne praktike me shembuj konkrete, vetem atehere do te fillojme te fitojme respektin e demtuar rende te qytetareve tane tek Drejtesia, si nje pushtet krejtesisht i pavarur dhe i pandikuar prej askujt dhe asgjeje. Nuk mund ta theksoj mjaftueshem, se sa jetike eshte per ne, te kalojme ne vepra; ne vendime te drejta e te ndershme, te mbeshtetura teresisht ne provat e pakundershtueshme, dhe qe me pas ato te perceptohen te tilla nga opinion publik.

Dua ta mbyll kete fjale me nje sentence, thene nga ish Presidenti Amerikan Teodor Ruzvelt sipas te cilit: “Askush nuk eshte mbi ligjin dhe askush nen ligjin; dhe madje askujt nuk i merret leje kur i kerkohet ta zbatoje ligjin. Respektimi i ligjit merret si e drejte dhe aspak si nje nder”.(TemA)

11 komente në “Mesazh i fortë i kryetares së Vetingu-t: Të vendosim drejtësi në radhët tona. S’duhet të kemi frikë, të zhduket presioni i parasë!”

  1. shushica says:

    Hera e pare qe shikoj nje shkrim absolutisht te qarte nga pikpamja logjike ,te ndershem nga pikpamja morale ,te sakte nga pikpamja juridike .Ne se Mulaj shpreh kete vendosmeri ne praktike ,do te jete vertet nje person i jashtzakoneshem ne ambientin kanceroz te drejjtesise shqiptare.Perkrahje idese se saj per futjen menjehere ne sistem te juristeve te rinj ,sidomos te atyre qe jane shkolluar ne perendim ,ku gjithesesi kane marre nje kulture dhe moral te pershtateshem per zhdukjen e epidemise antidrejtesi qe zoteron sistemin ne Shqiperi …Shpresa vdes e fundit…

    1. altin says:

      mbesa e liri berishes.

  2. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Duhet ta kishe mbylle me nje fraze te presidentit amerikan Tramp se vetem ky ngeli pa cituar nga ana juaj. Por lerini citatet se na kujtoni citatet e shokut Enver qe zinin me shume vend se keto te ruzveldeve. Beni punen se citatet nuk zene vend se thuhen ne nje kontest te caktuar dhe ju i merrni shbllon si ai u muratorit.!

  3. spartaku says:

    Zonja Mulaj,e shikojme se je zonja dhe shume e afte per te kryer kete detyre qe te eshte ngarkuar ne sistemin e ri te drejtesise se shume vuajtur ne shqiperi.Por me zonja do jesh,nqs arreston kriminelin me te madhe te kombit shqipetare,Sali Berishen me gjithe familje etij.

  4. Drejtesi says:

    I drejte parimi , por i padrejte koncepti I aplikimit…
    Te rinjte e te rejat kane padiskutim vlerat e vazhdimesise.
    Kryetarja e vetingut eshte per barazi ligji, prandaj kujdes se eksperiencat profesionale jane flori; jane pasuri.
    Detyra Juaj eshte te ruani florinin te paster.

  5. Ledi says:

    Vertet e jashtezakonshme ! fjalet e saj shkëlqejnë mbi kete llum qe po jetojmë!! Te lumte ! Shqiperia ka nevoje per te tille njerez.

  6. Konti Sbalta says:

    Po te jete e vertete qe mbesa e Liri Berishes qenka ne krye te vetingut, atehere mos prisni “veting”, ate do ta drejtoka prap ai qe donte ta shkaterronte qe ne nisje!

  7. pokeristi says:

    Zonja Mulaj!
    Qe ne fillim dua te te pershendes,per keto fjale te sakta,per keto mendime te kethjellta,aq shume te pritura dhe te deshiruara,nga pjesa dermuese e shqipetareve.
    Misioni qe te kane ngarkuar dhe e ke marre persiper, mbi te gjitha kerkon vetmohim.Kerkon patriotizem,kerkon enwergji, kerkon profesionalizem,kerkon besim e optimizem tek vehtja.
    Shpresoj te lesh emer ne kete histori te tejzgjatur,te trnzicionit demokratik.

  8. Aureli says:

    Na shpjego pak si i beri burri jot milionat

  9. sancopanco says:

    Pershendetje Znj. Mulaj. Edhe syte e shqiptareve jane perqendruar tek ju ( Kolegji dhe Komisioni ). Je e lutur te mbash shenim nje emer famekeq nga radhet e organeve te drejtesise. Ka mbi tre muaj qe ne Lezhe ka filluar nje ceshtje penale kunder nje grupi kriminal qe ka pervetesuar ( me dokumenete false ) 285 dynym toke. Edhe pse vete prokuroria ka njoftuar publikisht vendosjen e siperfaqes nen sekuestro preventive, edhe pse vete prokuroria ka njoftuar se tokat jane vjedhur pasi Qarku dhe Bashkia Lezhe kishin ndryshuar kategorine e tokes, nga pyll ne pemetore dhe nga ranishte ne toke buke, deri tani asnje individ nuk eshte marre i pandehur dhe kryeprokurori i rrethit gjyqesor, SIMON PASHUKU , i cili e drejton vete hetimin e ceshtjes eshte duke u tallur me ceshtjen, nuk ka bashkepunuar fare me policine dhe individet pergjegjes per kryerjen e krimit, jo vetem qe livadhisin perdite te lire, por po bejne perdite perpjekje per te fshehur dhe prishur provat ( megjithese per shumicen e personave te implikuar ne krim ka prova te bollshme fajesie ). Ky prokuror, ” ankohet ” andej – ketej se ” Kjo ceshtje eshte e veshtire….Kemi shume presione…Cenohen interesat e shume personave ” etj. Ky prokuror po shkon drejt demtimit ( me dashje, per shkak te te qenit i korruptuar ) te dosjes penale dhe po iu hap rrugen akteve te vetegjyqesise. Jeni e lutur ta mbani shenim kete emer pasi, ne te ardhmen, mund t’ju paraqiten edhe prova te sakta te veprimeve te tij te paligjshme dhe korruptive.
    Me respekt
    Sander Pali

  10. sancopanco says:

    Po pres ta botoni komentin tim te para dhjete oreve e nderuar redaksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje