Si u pushkatua në Shqipëri piloti, agjenti grek i CIA-s

8 Dhjetor 2017, 09:44Politika TEMA
Si u pushkatua në Shqipëri piloti, agjenti grek i CIA-s

Piloti grek 23-vjeçar Nikos Akrivojanis, i cili u ul me avionin e tij afër qytetit të Sarandës duke pretenduar se urrente regjimin shtetëror në GreqiPornë të vërtetë piloti grek kishte tjetër mision.

Nga Arben Llalla

Ishte koha, ku në kufirin greko-shqiptar në zonën e Çamërisë funksionin disa zyra dhe baza sekrete të CIA-s për të përgatitur shqiptarët e arratisur për rrëzimin e rregjimit të Enver Hoxhës. Kampet ku stërviteshin të arratisurit shqiptar mbështeteshin në mënyrë sekrete edhe nga shërbimi inteligjent i Greqisë. Gjatë viteve 1949-1956 në Shqipëri ishin strehuar rreth 35 mijë grekë të ushtrisë komuniste, të cilët erdhën pas luftës qytetare greke 1945-1949. Grekët e ushtrisë komuniste shiheshin si një rrezik i madh për rrëzimin e qeverisë së Greqisë që mbështetej fort ato viteve nga Anglia dhe SHBA.

Ishte prilli i vitit 1952, kur aeroplani i ushtrisë greke që e drejtonte piloti Nikos Akrivojanis u ul në territorin e Shqipërisë. Piloti grek pretendonte se ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh. Për disa vite Nikos Akrivojannis quhej tradhtar, por me kalimin e viteve ai u rehabilitua, pasi u vërteua se kishte qenë me mision të zbulim dhe kundërzbulimit grek në bashkëpunim me CIA.

Nikos Akrivojannis vinte nga një familje greke nga Selaniku dhe babai i tij kishte qenë ushtarak i lartë i rregjimit të Elefteros Venizellos. Akrivojannis për dy vite u stërvit në kampet sekrete të CIA nga 1950-1952, atje mori edukimin komunist, mënyrën politike marksiste-leniniste. Emri i koduar si agjent i CIA, Nikos Akrivojannis ishte “Lokris”. Pas gjykimit Nikos u dërgua në kampet, ku ishin edhe të burgosur të tjerë grekë, të cilët ishin zënë rob gjatë provokimet e gushtit 1949.

Sipas historianit grek Stavros Dajos gjatë marrjes në pyetje dhe gjyqit nuk doli informata rreth misionit sekret të pilotit Nikos Akrivojannis. Ai u dërgua fillimisht në një kamp në Lushnje ku gjendeshin edhe shumë grekë të tjerë. Në kamp Nikos Akrivojannis krijoi një organizatë sekrete të robëve me synim të t’u arratisur, por u spiunua nga një tjetër bashkëatdhetar pranë autoriteteve shqiptare, kështu që u kap gjatë tentativës në 13 dhjetor 1953. Më tej, u dënua me vdekje nga Gjykata e Beratit në korrik dhe u pushkatua më 14 gusht 1954. Kështu përfundoi piloti grek Nikos Akrivojannis, i cili u ngarkua me mision sekret nga sigurimi i Greqisë dhe CIA, por që në Greqi u gjykua zyrtarisht për tradhti kombëtare, ndërsa në Shqipëri u dënua për spiunazh.(27.al)

30 komente në “Si u pushkatua në Shqipëri piloti, agjenti grek i CIA-s”

  1. Taso says:

    keta cunat e tezes i pallonte kollaj i biri i Gjylos, se i njifte mire si “gjitone” qe i kish… c’ti besh qe serbve s’ua nxorri, qe s’ua nxorri dot “rrenjen” ….

    1. syri blu says:

      Serbet jane me dinake , dine te godasin , dhe dine te kamuflohen , …………”gjitonet “kane namin per dinake , bejne shume zhurme , per asgje …………

    2. Flm says:

      Keto ishin misionet e aleatit tuaj strategjik SHBA-se, qe si byth-lepiresa qe jeni, flamurin e SHBA-se e keni vene ne te gjitha institucionet shteterore por edhe ne parlament.
      Lexoni ne internet per aleatin tjeter strategjik Britanin …. “roli famkeq i Britanikeve ne “genocidi” Cam”
      Greqis nuk i interesonte te binte regjimi Komunist ….. por te stimulonte “cobanin” Hoxha ti mbante bagetit te izoluara ne mjerim te plot.

      1. JANI says:

        Λούκας χρηστιδης 28 spiuni tuaj, 28 vjet burg beri per Elladhistan e hoxhallareve qe fshehen mbas kryqit. I hoqet shtetesine me vendim gjykate. Dhe kur u kthye ne Gumenice as femijet e tij nuk e perfillen me. Vdiq i vetem ne nje dhome qe i kishte dhene bashkia.
        Preferoj Shqiperine Republik te 52 te Amerikes dhe te flaas Shqip. Se sa te flasi Greqisht

    3. Filologu says:

      Më në fund mësova një term të ri nga ky supershkrim. “Lufta qytetare”
      ???

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Qe koha kur pederastet greke denoheshin pa nje e pa dy !
    Asfalia greke i ra lapsit dhe nuk dergon me greke po perdor bythqirat alvane te kishes greko-orthodhokse nen drejtimin e kolonelit pederast, janullatos

  3. LEONARD PEJO says:

    mos i rremoni keto sot ne “vitet moderne” kur prisni dhe integrimin ne Europe, me te cilin mendohet se do te harrohen si shkaterimi i plote i shqiperise , ashtu dhe floriri i vjedhur…

  4. Klimax says:

    Ja dhe bastardi Llalla me idiotizmat e radhes!
    Njihet historikisht se ne gusht te vitit 1949 forcat e fundit te armatosura komuniste greke te izoluara ne Gramoz u hodhen ne token shqiptare per tu mbrojtur nga sulmi i ushtrise greke. Aty perfundon edhe Lufta Civile ne Greqi. Ishin keta fatkeq qe kerkonin ndihmen e qeverise komuniste shqiptare por qe regjimi hoxhist i quajti “Provokacionet e Gushtit”!!!!!! Te gjithe ata u arrestuan, u burgosen dhe u internuan. Disa edhe u pushkatuan.
    Mbas vitit 1949 me mbarimin e Luftes Civile dhe amnistine ne Greqi askush prej komunisteve grek nuk u largua me per ne vendet komuniste si ne Bashkimi Sovjetik, Bullgari, Rumani, etj dhe aq me keq ne territorin shqiptar ku kufiri ishte teresisht i izoluar.
    Atehere si ka mundesi (sipas evgjitit Llalla) qe mbas Luftes Civile, nga 1949 deri me 1956, paskan ardhur dhe strehuar ne Shqiperi 35 mije (!!!!!!) greke te ushtrise komuniste????!!!!!! Ku ishin strehuar keta 35 mije?????!!!!!!
    Eshte e vertete qe CIA dhe sherbimi sekret britanik kerkonin rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes duke pergatitur edhe njerez (nje pjese te arratisur nga Shqiperia) per kete gje. Ky organizim nuk behej ne Thesproti (apo Camerine e Llales), por ne afersi te Korfuzit ne ishullin e Othonit.
    Sa per pilotin grek, ne qoftese do te ishte agjent i CIA-s, nuk do te pushkatohej kurre sepse regjimi hoxhist do e perdorte si nje gure te cmuar per kompromise, por ne te vertete ishte nje dezertor me ide komuniste qe mendonte se ne Shqiperi ishte “parajsa”. Dhe kur pa “parajsen” ne kampet e perqendrimit se bashku me dhjetra bashatdhetare te tij komunista (35 mije thote Llala, por numri i tyre nuk i kalonte te 800 personave) temtuan te arratisen.
    Mbas vitesh torturash, burgimesh e internimesh pothuajse te gjithe u kthyhen ne Greqi. Me njerin prej tyre qe kishte kaluar 14 vite ne burg e me pas ne kampe perqendrimi ne Shqiperi rastesisht e kam takuar para gati 20 vitesh ne Korfuz. Fliste dhe lotet i ridhnin kur kujtonte vitet e tmerrit!

    1. armand says:

      Hahaha ,provokacionet e gushtit ishin komunistet greke qe iken nga frika e ushtrise greke. Dhe keta komuniste nuk cliruan dot gerqine dhe u turren te pushtojne shqiperine.
      I beson edhe vete keto qe shkruan?
      Ca te athinase kerkonte ushtria greke ne territorin shqiptar?
      Nejse ,morren ste qe deshen,si puna e korrakut me musteqe ne foto.

      1. adi says:

        o kafshe ( eshte kompliment per ty , jo per kafshet)
        nuk erdhen te pushtojne shqiperine , erdhen qe te shpetonin lekuren e tyre.
        dhe qe ti japesh vetes te drejten te shkruash duhet te dish pak me shume.
        stalini mbeshteste komunistet greke dhe furnizimet me armatim i bente nepermjet shqiperise pikerisht nga zona e gramozit dhe greket nuk provokonin shqiperine po ndalonin furnizimin e komunisteve greke.
        eshte kaq e vertete eshte kaq e thjeshte . greqia kishte mbeshtetjen e amerikaneve dhe anglezeve shqiperia te stalinit.
        historite e legeneve dhe te semureve psiqike jane per legene dhe te semure psiqike.
        mjere ti per sasine e neuroneve qe te qarkullojne ne tru.

        1. armand says:

          Po ti c’pate?
          Nga fillove te lexosh ,nga rreshti i dyte nga lart apo i treti nga poshte?
          Lexo me vemendje o djali dhe mundohu te kuptosh se cfare kam shkruar.
          Persa i perket neuroneve ke komentuar vetveten dhe ne kete pike je treguar brilant, i pakapshem.
          Ndersa per historine,komunizmin,Stalin,amerikanet,viti 1949 etj etj te keshilloj mos ta trashim se do me zbulosh qe neuroneve u ke degjuar vetem emrin dhe nuk i di funksionin.

        2. albaniafirst says:

          Klimax dhe Adi-provokacionet e 1949-tes ishin sulme te Ushtrise se rregullt greke qe kaluan kufirin shteteror me synimin e pushtimit te te ashtuquajturit “Vorio Epir”. Ky eshte fakt historik dhe nuk ka asgje te perbashket me ato qe thote Klimax apo ndonje tjeter si ai. Po ashtu eshte fakt qe sufllaqexhinjte e Greqise nuk mund te maten dot me shqipot qe luften e kane ne gjak. Si perfundim dihet qe Ushtria Shqiptare i vuri para sufllaqexhinjte dhe po te mos ishte per baba Stalinin, ky “bydallai” yne nga Mallakastra, qe thone se vrau veten me vone, do i kishte shkuar deri ne Athine.
          Po ashtu eshte e vertete qe ne raste te tilla, agjencite e spiunazhit perpiqen te fusin njerezit e tyre turmat e te ikurve, sic bene dhe ruset, amerikanet apo anglezet qe derguan spiune ne te dy shtetet. Ato qe coheshin neper kampe ishin persona per te cilet kishte informacione qe ishin spiune. Te mos harrojme agjentin e KGB-se “Filbin” qe u jepte informacione ruseve dhe si rezultat, regjimi i Hoxhes kapi te gjithe diversantet qe vinin ne Shqiperi. Me siguri qe Filbi apo te tjere si puna e tij ishin ato qe jepnin informacione per agjentet qe infiltroheshin ne rradhet e komunisteve greke, te cilet nuk ishin 800 sic thote Klimax. Po te ishte per aq pak komuniste, ushtria greke nuk do merrte mundimin te dergonte gjithe forcat e veta kunder tyre sic beri ne me shume se 4 vjet te te ashtuquajtures “lufte qytetare”

  5. patrioti says:

    RRESPEKTE xhaxh , ne mes i ke thy kta plera agjent dhe antishqiptar ,pun legenash , prandaj duhet underzbulimi ne nje vend se i jep plumbin atij qe e meriton dhe e gerric bythen me gjeth fiku , kishte çeço biçak ne at koh ne ket ven , nuk ishte si sot qe na komandon asfalia dhe UDBja serbe .ne at koh shtetin ton e drejtonin atdhetaret ,kurse sot antishqiptaret .

    1. Flm says:

      O Debil patriot …. perse i thua respekte Xhachit qe burgosi 100 Grek komunista dhe vrau 5 te tjere ….. kur ne te njejten kohe kishte internuar dhe burgosur 600 mije Shqiptar dhe 18 mije te humbur dhe pushkatuar.
      Perse i thua faleminderit qe mbajti te izoluar ne mjerim duke shkerdhyer 3 miljon Shqipetar.
      Bravo o debil…. nuk qan qe te ngordhi lopa, porgezon qe ngali gjitoni pa qumesht.

      1. mirel says:

        600 mije ishte Shqiperia se le nam. Aq idiote sa jeni nuk mendoni c’thoni. Ju buron injoranca me oke dhe nga veshet.
        Kur nuk ju qerroi te githe

      2. Durim kaloshi says:

        Ate shifer 600 mije ku e gjete dhe 18 mije te humbur? Sa jane zhdukur mbas 90, dhe kush po i shkerdhen tani shqipetaret se vetem bznesi i prostitutave dhe kanabisit eshte ngritur ne demoshkerdhaten shqipetare. ku vajten 500 fabrika dhe uzina?? ato hidrocentralet kur u ndertuan dhe sa hidrocentrale jane ndertuar ne demoshkerdhaten. Po v.burimet e naftes qe ishin te punesuar mbi 50 mije puntore dhe inxh. ku ka shkuar a e di ti o debil qe shkruan me flm. ? Jemi poppull pa kujtese pa karakter, qe vetem huri dhe diktatura na bene zap, Tani qe shoh keto ngjarje makabre qe po i behet kombit shqipetare i lutem zotit qe te kthej shqiperine ne nje diktature te rrepte, ndryshe do zhdukemi nga harta e Europes pergjithmone.
        emigranti US

        1. Flm says:

          Mire qe e pranon o Durim Kollovari qe Arnauti do diktatur ….. ate beri edhe Zerva dhe pastroj Thesprotin nga Turko-camet Islamik, nje here dhe per gjithmon.
          Nuk na ka bere Bota as nje te keqe me shume, se sa i kemi bere ne vetes ton.

  6. kanina says:

    Ben Llalla, i kënaqe allvanosët injorantë, analfabetë, pa brekë në bythë, por … “patriotë”…(?!), siç je edhe vetë…! Hahahahahahahaaaaaaaa…. zorraxhinjtë barkthatë (që fatmirësisht numërohen me gishta), që mbushën plëncin me makarona greke dhe “u ngjallën” dhe hedhin “vickëla”…!

  7. Deshmori says:

    Kushte bicak Ceco ato kohera.

  8. Qerimi says:

    Ne ate kohe kishte me te vertete SHTET, SOVRANITET DHE DINJITET KOMBETAR SHQIPTAR. Nuk pyeste e as e vinte ne kandar Shqiperia e asj kohe Greqine.
    SHTETI NUK MUND TE NDERTOHET NGA SHPELLARE SI SALI BERISHA QE E KATANDISEN NE KETE DITE TE TURPSHME VENDIN TONE.

    Lanet pac Ramiz Alia qe vure ne krye te shtetit nje bashto Vicidoli dhe banden e tij vandale!

  9. Mentari says:

    “Zbarkon Spiuni Grek ne Sarande me ajroplan?”????????????????????????? Kerkonte te bente Spiunime me Ajroplan????????????????? O Shqiptar (komuniste) o Kok Kar.Kur do te vij ajo dite qe edhe ti do te kesh pak tru njeriu se si dje ashtu edhe sot ke tru Gomari;

  10. Kam pa nje emisiin rreth historise se tij para pak muajsh.Ne Greqi ishin akoma te paqarte per statusin e tij,dmth aludohej qe mund te ishte i Cias ose dhe aventurier,nderkohe qe familja e tij kerkonte eshtrat shteti si njihte asnje lloj merite dhe smerrte asnje pergjegjesi

  11. loni says:

    ”Klimax” Sipas llogjikes tende nje nderhyrje ushtarake ne Greqi nga ana e Turqise per te mare 7 pjestaret e grushtit te shtetit, ne Turqi do te ishte plotesisht e perligjur , meqenese e quan te justifikuar provokacionin e gushti 1949 nga ana e ushtrise Greke kunder SHqiperise.

    1. Klimax says:

      E pra, Greqia nuk e quajti “provokacion” futjen e shtate ushtarakeve turq ne territorin e saj dhe mbi te gjitha nuk i persekutoi apo ti dergoi ata ne kampe perqendrimi! A e kupton? Ne Shqiperi nuk u kap rob asnje ushtar i forcave te armatosura greke dhe asnje prej tyre nuk u fut ne territorin shqiptar! Te gjithe keta “rober” qe flitet dhe “agresioni i gushtit” ishin vetem grupet komuniste qe pesuan humbjen e fundit ne Gramoz! Dhe ishin pikerisht ata qe ishin maleve qe prej tetorit te vitit 1940 duke luftuar kunder fashizmit italian dhe sherbetoreve shqipefoles te tyre dhe me pas kundra nazizmit gjerman. Nuk mjaftuan keto vuajtje, por vazhduan me Luften Civile deri ne gushtin e vitit 1949 dhe “endrrat” e tyre per nje shtet bolshevik perfunduan ne kampet e perqendrimit te Enver Hoxhes!
      Dhe meqenese ti dhe te tjere si puna jote pretendoni te kunderten, atehere vertetoni me fakte se ku perfunduan apo ku u “strehuan” komunistet greke qe u futen ne Shqiperi!
      Eshte thjeshte propagande dhe asgje me teper. Enver Hoxha jo vetem qe i kishte paralajmeruar komunistat greke se nuk do i lejonte te futeshin ne token shqiptare, por mbi te gjitha nuk donte te ndihmonte ata sepse e dinte se kauza e tyre ishte e humbur (fati i Greqise me Perendimin apo me Lindjen ishte percaktuar me kohe) dhe mbi te gjitha nuk donte nje perplasje me Greqine per tu bere pjese e ketij konflikti te brendshem!

      1. albaniafirst says:

        Ore Klimax-boll se tani e teprove. Boll fole si e ema e Qeqos maje thanes duke shpikur fakte. Sa per dijenine tende, trupat shqiptare kane kapur edhe oficere te larte te ushtrise se rregullt greke ne kohen e provokacioneve te 1949-tes si dhe qindra ushtare e oficere te rangjeve me te ulet. Ne mos gaboj, ushtaraku me i larte grek qe eshte kapur ka qene nje kolonel. Te gjithe ato u kthyen ne Greqi, mbas vendosjes se armepushimit me ndermjetesine e ruseve dhe anglezeve. Kete ma ka thene nje tetar i ushtrise shqiptare qe bente pjese ne njesine e ngarkuar per ruajtjen e roberve te luftes. Ky tetar shqiptar ishte nga Cameria dhe fliste greqisht, prandaj perdorej si perkthyes pne procesin e pyetjes qe u behej roberve. Sufllaqexhinjete tuaj e provuan qe te mateshin me shqipot dhe pasi hengren dru, u terhoqen me bisht nder shale. Trupat shqipare u urdheruan te ktheheshin mbrapsh kur u ishin afruar rrethinave te Janines. Kjo eshte e verteta dhe jo ajo qe na perrallos zotrote apo ndonje tjeter nga banda e 300 evrovisteve.

  12. Janulla që i tha Vasillos says:

    O Klimax ushtria e rregullt greke duke ndjekur komunistët grek hyri brënda territorit shqiptar.
    Po ushtarët dhe oficerët tanë kush i vrau këtej apo Zeusi me rrufe?

  13. degelisi says:

    “lufta qytetare” quhet lufta qe per qellim qyteterimin e “gazetareve” te gaxetes Tema
    Lufta civile ne Greqi…….

  14. Rasel says:

    Po kush ti ka thene keto more klizma
    Ku i ke degjuare apo lexuare ti keto mor kokepalare qe na del edhe kunder te dhenave historike te vete Partise komuniste Greke!!!!!
    More kokepalare me mijra pjestare te te forcave komuniste greke pas humbjes kaluane ne territorin shqiptare nga ku prej andej u shperndan ne tere vendet e europes lindore dhe Rusi
    Hungari Poloni Cekosllovaki Ukraine Kazakistan e Rusi
    Kush ti paska thene ty se keta 35 mije u internouane dhe ekzekutuane nga regjimi i Hoxhes!!!!!!!!!!
    Ne ke liber te historise dhe c fare arkivash i ke gjetur keto te dhena!!!!
    Se edhe vete librat e historise greke e pershkruajne ngjarjet pas luftes civile se si mijra pjestare te krahut te majte pas humbjes ne Gramos kaluan kufirin duke
    futur ne token shqiptare nga ku me udhezim nga Moska u shperndane ne vendet lindore

  15. Papakari says:

    O greke kokeloqe ikni komentoni ne tuajat na lini rehat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje