Për të disatën herë në kohë të ndryshme tre krerët e shtetit shqiptar janë larguar në vizita jashtë vendit në të njëjtën kohë gjë që është e ndaluar nga Protokolli i Shtetit.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ndodhen të tre jashtë vendit njëkohësisht. Kjo është e ndaluar nga ceremoniali zyrtar për autoritetet e larta të shtetit.
Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet:
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, por në si gjithmonë në Shqipëri ndodh e kundërta.
Rama nisi një tur takimesh me liderët e BE në Bruksel, ku në fokus të takimeve ishte hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, më pas zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, ndërsa ndalesëne fundit e ka në Sofje.
Më pas ishte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi që pas një periudhe të gjatë kohe udhëtoi drejtë Washingtonit për disa takime së bashku me disa takime.
Ndërsa presidenti Ilir Meta ndodhet në Marsejë të Francës, ku po zhvillon një takim me kryetarin e rajonit atje, dhe në fokus të takimit është turizmi.
Por pas largimit të krerëve të shtetit, zyrtari më i lartë tashmë mbetet zv. kryeministrja Senida Mesi.(TemA TV)
Barre te rende paska per te qeverisur kete vend te jashtezakonshem !Do behet nami tani!
A ka ndonje njeri ne bote te me thote se per çfare meritash kjo Senida Mesi eshte bere zevendeskryeministre.?! Nuk kam asgje me kete femer personalisht. Kurre me pare nuk ia kisha degjuar emrin. Prandaj dua te di se ne çfare fushe eshte dalluar, ne çfare drejtimi eshte spikatur si nepunese e dalluar e shtetit?! Me nje fjale si dhe perse eshte zgjedhur zevendeskryeministre?! Nje post teper i larte dhe i rendesishem ky. Kurre nuk i kam kuptuar keto zgjedhjet e Edi Rames. Ai duket se ka nje fobi te llahtarshme ndaj njerezve me eksperience ne punet e shtetit dhe nuk i duron dot ata qe jane me shume se 50 vjeç!!! Ne nje kohe qe presidenti i Shteteve Te Bashkuara te Amerikes, superfuqise se pare ne bote, 1 000 vjet drite para Shqiperise, e filloi mandatin e presidentit ne moshen 70 vjeçare! Me duket se ky kryeministri ka nje problem te madh ne zgjedhjen e njerezve te duhur ne krye te puneve. Keshtu beri edhe me Tahirin qe e vuri ne postin teper te rendesishem te ministrit te rendit, kur ky i fundit duket se kishte lidhje me disa kusherinj mafioze! Pra edhe nje here: perse eshte zgjedhur kjo zonja ne postin e zevendeskryeministrit?! Per çfare arsyesh apo meritash te veçanta?!