Kastrati rrit kuotat e aksioneve te Auto Star Albania (distributori i BENZ), e merr tërësisht në zotërim kompaninë

8 Dhjetor 2017, 09:10Politika TEMA

Grupi Kastrati, më i madhi privat në vend sipas qarkullimit vjetor, ka rritur zotërimin që kishte në Auto Star Albania, e cila është përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë.

Sipas transaksioneve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), në tetor të këtij viti, është miratuara kalimi i 25% të aksioneve nga individi Basri Rruka tek Kastrati sha, shkruan Monitor.

Kastrati SHA, i cili si aktivitet kryesor ka tregtimin me shumicë të naftës, hyri për herë të parë si aksioner tek Auto Star Albania, në tetor të vitit 2015, kur bleu 75% të aksioneve për 855 milionë lekë (6.5 milionë euro), nga Basri Rruka, i cili kishte qenë themeluesi i kompanisë që në vitin 1996.

Për blerjen e 100% të aksioneve, kontributi total i Kastrati ka arritur në 1.14 miliardë lekë, ose rreth 8.3 milionë euro.

Auto Star Albania ka shënuar një përmirësim të aktivitetit, që kur ndryshoi menaxhimin dhe shumica e aksioneve kaloi tek grupi Kastrati në tetor të 2015-s.

Kompania ka dyfishuar të ardhurat në 1.7 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro). Edhe shitjet e makinave janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor u targuan 139 automjete të reja në 2016-n, pothuajse dyfishim në raport me 2015-n.

Sipas të ardhurave, në vitin 2016, Auto Star Albania ishte koncesionari i tretë më i madh në vend. I pari ishte Porsche Albania mbetet operatori më i madh në këtë segment, qw rriti shitjet e automjeteve nga 404 në 659 nw vitin 2016, dhe të ardhurat u zgjeruan me 26% në 2.19 miliardë lekë.

Hyunday Auto Albania ishte i dyti, teksa pa një rritje të të ardhurave me 70%, në 2.18 miliardë lekë, teksa u targuan 353 automjete (rritje 53%).

Pas Auto Star Albania, renditet Mektrin Motors, që një pjesë të aktivitetit e ka edhe nga shitja e automjeteve të përdorura, që pa një rënie të të ardhurave me 22%, në 1.3 miliardë lekë. Shitjet e automjeteve të reja ranë me 23% në 121 makina.

Më pas renditet Albanian Motor Company, të ardhurat e të cilit u zgjeruan me 26% në 1.2 miliardë lekë. Shitjet u shtuan 54% në 310 automjete, duke u renditur i treti në numër, pas Porsche Albania dhe Hyunday Auto Albania.

4 komente në “Kastrati rrit kuotat e aksioneve te Auto Star Albania (distributori i BENZ), e merr tërësisht në zotërim kompaninë”

  1. Kosovari says:

    Bejne shaka keta te Monitor !?
    Kastrati zoteron 75 % te Qeverise Shqiptare !

  2. Albi_I says:

    Bravo Çeti! Na rrit edhe me shume çmimin e naftes tani se me leket qe i jep Lulit dhe Edit, e ke sigurine.

  3. Dean says:

    Po per kontrabanten qe ben ky me naften e mban pushtetin me leke pse s shkruani ju ? Po per biodizelin dhe per virxhinen qe ky eshte nona me ja fut popullit kur do shkruani?! Po pislliqet qe bente ne bankersat?!
    Po hajde se ka Zot lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje