Merkatoja e Partizanit është e orientuar drejt tregut maqedonas tashmë. Pas dëshimit me pistën italiane, drejtuesit e klubit të kuq po shohin lojtarët që u duhen në kampionatin fqinj.
Dhe deri tani janë zbuluar dy emra, Lukas Kardozo i Pelisterit dhe Besart Abdurahimi i Shkëndijës së Tetovës. Nga shtypi maqedonas bëhet fakt i kryer kalimi i këtyre dy futbollistëve te të kuqtë për gjithçka mbetet për t’u parë, pasi nga Partizani nuk ka asnjë informacion edhe për faktin se merkatoja nuk është hapur ende zyrtarisht.
Abdurahimi është një sulmues 27-vjeçar, i cili ka nënshtetësi kroate dhe maqedonase. Përveçse në Kroaci, ai ka luajtur edhe në Izrael, Belgjikë dhe Kazakistan. Tani është pjesë e Shkëndijës, ndërkohë që grumbullohet edhe nga kombëtarja e Maqedonisë.