Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletinin e fundit bën me dije se në pesë qytete do të ketë rreshje dhe shtrëngata të forta.
Gjithashtu IGJEUM ka nxjerrë hartat me zonat e rrezikuara, bën paralajmerimet e nevojshme.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.09) reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Nesër (e diel, dt.10) pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.
Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë (TemA)