"Tërbohet" qytetari nga Fieri, tenton të vrasë dhëndërin me armë gjahu

10 Dhjetor 2017, 11:00Kronika TEMA

Efektivët e Policisë së Fierit kanë vënë në pranga një person pasi ka tentuar të ekzekutojë dhëndërin e tij.

Mësohet se përplasja ka nisur fillimisht me fjalë fyese deri sa ka degjeneruar në përdorimin e armës së gjahut. Fatmirësisht, agresori ka qëlluar në ajër.

Nga komunikata e përcjellë, njoftohet se konflikti mes tyre ka nisur për arsye pronësie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Rrahman Leka, 57 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Levan, për motive pronësie, ka kanosur dhëndërrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

 U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal”, sqaron policia e Fierit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje