“Tërbohet” Tare: Ky është skandal, gjyqtarët nuk mund të na dëmtojnë kështu

12 Dhjetor 2017, 11:56Sport TEMA

Te Lacio janë të nervozuar nga gjykimi i bërë në sfidën e djeshme ndaj Torinos, teksa Imobile u largua me karton të kuq, ndërkohë që gjyqtari nuk kërkoi ndihmën e “VAR” për një prekje të topit me dorë nga futbollistët “granata”. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare ka folur për mikrofonat e “Sky Sport” teksa kërkon llogari për episodet e ndeshjes.

“Dam sqarim për intepretimin e episodeve. Lacio është dëmtuar qartësisht. Kemi arritur në këtë pikë të kampionatit pa rrëmbye asgjë, një lojë e bukur dhe një ekip që ka merituar gjithçka. Duam që të jemi padron të fatit tonë, pa asnjë që mund të vendos kështu në rezultatin e një ndeshje.

Sonte ka qenë një skandal i madh. Të gjithë e kemi parë që në telekamerat e VAR duhet të shihej episodi i 11-metërshit, dhe më pas u përdor vetëm për ndëshkimin e Imobiles. Duhet të jemi të qetë edhe pse është e vështirë, sot (dje) ishte një rast i mirë për të përfituar pikë në klasifikimin. Lacio  dëmtua. Një ose dy gabime mund të ndodhin në vazhdimësi, kjo do të thotë se gjërat nuk janë në rregull”, u shpreh Tare pas takimit të humbur 3-1 nga Lacio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje