Ç’na gjeti me këto data!

13 Dhjetor 2017, 09:45Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Nuk mjaftonte Njëzeteteta me Njëzetenëntën e nëntorit, që kanë 27 vjet që e kanë zënë njëra tjetrën për leshrash dhe nuk po arrijnë ta ndajnë kur e kapërceu kufirin e vendit nazisti i fundit.

Kufiri ka rëndësi, kufiri!

Ja tani edhe dy data të dhjetorit! Është sherri për formimin e Partisë Demokratike!

Nacionalistët, si Saliu me Tritanin, ata që bashkëpunuan me armikun (Ramiz Alinë, Hysni Kapon dhe Simon Stefanin me shokë) ngulin këmbë dhe festojnë 11 dhjetorin si datë themelimi.

Grupi më progresiv, Meksi, Selami, Topalli, Bodja dhe të gjithë ata që përjashtoi Basha nga radhët, e festuan formimin e PD , më 12 dhjetor!

Po mirë, dreqi ta hajë, po përse e gjithë kjo mospërputhje?!

Nuk kanë kaluar aq vjet sa të rrjedhë kujtesa!

Është pa dyshim një datë madhore, se formimi i PD shënon vërtet edhe ai një ditë çlirimtare, një kufi.

Është një kufi i madh historik, sepse na solli kalimin nga diktatura në Demokraci, dhe një marrëveshje mes dy palëve duhet të arrihet.

Le ta vendosin dhe le t’i lenë të qetë shqiptarët dhe sidomos demokratët e gjorë.

Se do të ndahen më dysh dhe ata, dhe sherri do mbetet sherr, pastaj!

Hajde pra, ju përgjërohemi, vendoseni:

Kur e kaloi kufirin nga PPSH në PD komunisti i fundit?

2 komente në “Ç’na gjeti me këto data!”

  1. shqip says:

    Kjo quhet lufte Brenda llojit . Dhe eshte shkaterruese , pasi qelizat hane e gerryejne njera tjetren . Ja pse dt 29 eshte e sakte . Sepse ata qe e vune nuk kishin probleme me numrat . Pederet gjithmone Kane patur veshtiresi ne leximin e numrave . Helbete , shpellare gjindja .

  2. Viro says:

    Ndodh sepse nuk jemi mesuar te biem dakord, na mungon kultura e marreveshjes prandaj nuk jemi bashkuar kurre. A e ke lexuar “vitin e mbrapsht” te Kadarese, me siguri. Aty tregohet se si shqiptaret krijonin sejcili ceten e vete, merte nje pushke apo nje vule dhe nisej, pa ditur ku shkonte, per te bere shtet. Dhe kur cetat mund te bashkoheshin, ziheshin kush te ishte komandant i cetes se re. Njeri thoshte do Jem une se ceta ime ka topin, fuqine e zjarrit, tjetri ia priste, jo do jem une se vertet nuk kap top po kam vulen e pushtetit. Kjo eshte historia jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje