JUMBO hap dyqan të ri në Banja Luka, Bosnjë-Hercegovinë, Grupi Balfin zgjeron kufijtë e investimeve në Ballkan

13 Dhjetor 2017, 15:47Ekonomia TEMA
JUMBO hap dyqan të ri në Banja Luka, Bosnjë-Hercegovinë,

Më datë 1 Dhjetor 2017, JUMBO ka hapur dyqanin e dytë në Bosnjë Hercegovinë dhe të parin në zonën e Banja Lukas duke i tejkaluar sërish kufijtë pas suksesit të dyqanit të parë të hapur në Sarajevë, me datë 4 Maj të po këtij viti.

Qytetarët e Banja Luksës, patën mundësinë të prezantohen me shumëllojshmërinë e produkteve që Jumbo ofron tashmë për ta, si dhe të gëzojnë dhe të festojnë me rastin e hapjes. Midis dhjetra të ftuarëve, me praninë e nën kryetarit të Bashkisë të Banja Lukës, z.Srdjan Amidzic dhe Ministrit të Tregtisë dhe Turizmit për Republikën Srpska, Z. Pedrag Gluhajovic si dhe Drejtorit Ekzekutiv të Kidzone Z. Tojan Papajorgji u organizua ceremonia e hapjes. Në këtë event morën pjesë një numër i madh mediash dhe të ftuarish special.

Z. Amidzic ndërmjet të tjerash shprehu kënaqësinë për këtë investim si një investim shqiptar duke theksuar se Banja Luka mirëpret investimet e huaja dhe e cilësoi Jumbon si një investim të BE-së si dhe si një mundësi të shkëlqyer punësimi, pasi tashmë JUMBO numëron rreth 100 punonjës vetëm në Bosnjë Hercegovinë.

Z. Papajorgji siguroi të pranishmit që ky është vazhdim i investimeve që KidZone dhe Grupi Balfin kanë planifikuar në Bosnjë Hercegovinë. “Investime të tjera, dyqane të reja do të pasojnë shumë shpejt dyqanin që po inagurojmë sot”- tha ai.

Dyqani JUMBO me një infrastrukturë moderne dhe me fjalën e fundit të teknologjisë është pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit Banja Luka, duke i dhënë kështu mundësinë qytetarëve për të përfituar produkte me cilësi të standartave europiane dhe një shërbim të shkëlqyer.

JUMBO si pjesë e Grupit BALFIN, tashmë numëron 8 dyqane, ku 4 syresh janë në Kosovë, 2 në Shqipëri dhe dy në Bosnjë Hercegovinë. Gjatë vitit të ardhshëm JUMBO do të hapë edhe dy dyqane të reja në Bosnjë, përkatësisht në qytetet Mostar dhe Tuzlla.

JUMBO u krijua për fëmijët por tani është për të gjithë familjen!

JUMBO është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator te investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera.

Lini një Përgjigje